Njoftim për Shtyp datë 13.04.2022

Në mbledhjen e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë elektrike, sot në datën 13.04.2022 u shqyrtuan aplikimet dhe u miratuan tarifat për shërbimin e transmetimit dhe atë të shpërndarjes së energjisë elektrike si dhe u vlerësuan çmimet e furnizimit për klientët fundorë të lidhur në tension të ulët (0.4 kV). Tarifat e miratuara mundësojnë kryerjen e mirëmbajtjes dhe investimeve më të nevojshme dhe të domosdoshme në rrjet dhe garantojnë qëndrueshmërinë e sistemit dhe cilësinë e shërbimit të furnizimit të konsumatorëve. Pavarësisht aplikimit të OST sh.a për miratimin e një tarife mesatare prej 1.41 lekë/kWh, ERE bazuar në analizën e të dhënave që lidhen me ushtrimin e aktivitetit të transmetimit të energjisë elektrike, vendosi të miratojë tarifën mesatare të transmetimit prej 0.85 lekë/kWh për periudhën rregullatore 1 maj 2022 - 31 dhjetor 2024.

Sa i perket aplikimit te OSSH, kjo e fundit ka kerkuar nje tarife mesatare shperndarje prej 6.69 leke /kWh,  dhe miratimin e tarifave te shperndarjes per nivelet e tensionit si vijon:

  • Tarifa e shperndarjes se energjise elektrike per vitin 2022 ne tensionin 35 kv prej 2.62 Leke /Kwh;
  • Tarifa e shperndarjes se energjise elektrike per vi tin 2022 ne tensionin 20/10/6 kv prej 4.14 Leke/Kwh;
  • Tarifa e shperndarjes se energjise elektrike per vitin 2022 ne tensionin 0.4 kV prej 7.37 Leke/Kwh.

ERE ne perputhje me kuadrin rregullator ne fuqi dhe pas analizimit te te dhenave  per qellime te percaktimit te tarifave te shperndarjes , vendosi te miratoje tarifat e meposhtëme:

  • Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV - 1.55 Lekë/Kwh
  • Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 0.6 - 20 kV -  3.99  Lekë/Kwh
  • Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 0.4 kV - 6.42  Lekë/Kwh

Nderkohe tarifa mesatare e sherbimit te shperndarjes  per periudhen 1 maj - 31 dhjetor 2022, me miratimin e tarifave te mesiperme,  rezulton  5.89  leke/kWh kundrejt tarifes mesatare prej 6.69 leke /kWh, te kerkuar nga OSSH sh.a.

Tarifat e miratuara me lart kane marrë në konsiderate zvogëlimin e efekteve qe lidhen me rritjen e cmimeve ne tregun rajonal, i cili ka patur dhe do te kete efektet e tij ne financat e operatoreve te sistemeve te transmetimit dhe shperndarjes se energjise elektrike. Per rrjedhoje ERE do te vijoje monitorimin e kostove te aktiviteteve te ketyre operatoreve ne periudhen pasardhese.

Me miratimin e tarifave te transmetimit dhe shperndarjes, ERE paralelisht vleresoi edhe efektet e ketyre tarifave ndaj cmimit final te furnizmit te  klienteve familjare dhe jo familjare ne nivelin e tensionit te ulet 0.4  kV.

Per periudhen e mbetur te vitit 2022,  ERE vendosi lenien ne fuqi te cmimit te klienteve familjar dhe jo familjar te lidhur ne nivelin e tensionit 0.4kv.

Ne vijim paraqitet nje tabele ilustruese qe mundeson krahasimin e tarifave aktuale me tarifat e kerkuara nga operatoret si dhe tarifat e cmimet e miratuara nga ERE te cilat do te jene te aplikueshme duke filluar nga data 1 Maj 2022 si vijon.


tabela tarifa

DEKLARATĖ PĖR SHTYP

Duke marrė shkas nga raportimet nė media, mbi njė ankesė tė shoqėrisė GEN-1 Tirana sh.p.k pėr zbatimin e procedurave tė shit-blerjes sė energjisė elektrike pėr vitin 2017, pėr periudhėn Janar-Mars 2018 dhe kėrkesės sė shoqėrisė GEN-I Tirana sh.p.k, pėr zgjerimin e hetimit nė lidhje me kontratat ekskluzive tė KESH sh.a pėr vitet 2017 dhe 2018, Enti Rregullator i Energjisė sqaron:

Mė datė 10.04.2018, nė njė ankesė drejtuar ERE-s dhe pėr dijeni edhe Sekretariatit tė Komunitetit tė Energjisė dhe Autoritetit tė Konkurrencės, shoqėria GEN-I, ka pretenduar se nė procedurat e shitjes-blerjes sė energjisė elektrike dhe tė optimizimit tė portofolit tė kryera nga KESH sh.a, konstatohen parregullsi nė mėnyrėn sesi zhvillohen kėto procedura.

Nė zbatim tė nenit 20, gėrma ē), d), f), g) dhe nenit 22 tė Ligjit Nr. 43/2015 “Pėr Sektorin e Energjisė Elektrike”, i ndryshuar, ERE ka kėrkuar nga shoqėria KESH sh.a. njė analizė tė ankesės dhe pretendimeve tė shoqėrisė GEN-I Tirana sh.p.k, si dhe tė informojė ERE-n pėr sa kėrkuar nga GEN-I Tirana sh.p.k.

Shoqėria KESH sh.a ka dėrguar nė ERE informacion tė detajuar lidhur me pretendimet e shoqėrisė GEN-I Tirana sh.p.k.

Nė vijim tė informacionit tė marrė nga shoqėria KESH sh.a dhe nė zbatim tė parashikimeve ligjore dhe rregullatore nė fuqi, ERE ka ushtruar monitorim pranė shoqėrisė nė fjalė me objekt: “Ankimi i shoqėrisė GEN-I Tirana sh.p.k., mbi zbatimin e procedurave tė shit-blerjes sė energjisė elektrike tė kryera nga KESH sh.a. pėr vitin 2017 dhe periudhėn Janar– Mars 2018” sipas njė programi monitoromi tė konsultuar edhe me Sekretariatin e Komunitetit tė Energjisė nė Vjenė, tė cilit i ėshtė vendosur nė dispozicion raporti nga procesi i monitorimit tė KESH lidhur me ankesėn e “GEN-I Tirana” sh.p.k. I njėjti dokumentacion, mė datė 21 Nėntor 2018, i ėshtė vendosur nė dispozicion edhe Autoritetit tė Konkurrencės, i cili nė vijim tė komunikimeve mes institucioneve tona, me shkresėn nr. 601/2 Prot., datė 08.11.2018, ka kėrkuar nga ERE mundėsimin e Raportit tė Monitorimit tė kryer nė lidhje me procedurat e tenderimit qė KESH sh.a ka zhvilluar pėrgjatė vitit 2017 dhe vitit 2018.

Nė lidhje me rezultatet paraprake tė raportit tė monitorimit tė dėrguar pranė Sekretariatit tė Komunitetit tė Energjisė si dhe Autoritetit tė Konkurrencės, informojmė se nga procesi i monitorimit i kryer pėr shoqėrinė KESH sh.a, rezulton se procedurat e shit-blerjes sė energjisė elektrike tė kryera nga kjo e fundit pėr periudhėn 2017-2018 janė nė pėrputhje me parashikimet e rregulloreve tė miratuara nga Bordi i ERE.

Bordi i ERE nė vendimin qė pritet tė marrė mbi raportin e monitorimit tė paraqitur pėr shqyrtim dhe miratim nga grupi i punės, do tė ketė mundėsi tė japė tė dhėna tė detajuara tė procesit tė monitorimit.

Gjithashtu nga ana e grupit tė monitorimit propozohet qė KESH sh.a, tė zhvillojė procedurat e tregėtimit tė energjisė elektrike nėpėrmjet njė platforme elektronike, e cila do tė shmangte pretendimet e natyrės sė ankesės, objekt monitorimi.

Marrėveshjen e Lidhjes sė re midis KOSTT dhe ENTSO-E

Kryetari i Entit Rregullatorë të Energjisë, Z. Petrit Ahmeti gjen rastin për të përshëndetur njoftimin se "Grupi Rajonal I Evropës Kontinentale votoi më 20.04.2020 Marrëveshjen e re të Lidhjes midis "Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës" (KOSTT) dhe "Operatorët Evropian të Sistemit të Energjisë Elektrike" (ENTSO-E).
KOSTT do të fillojë operimin si Zonë Rregulluese, brënda Bllokut Rregullues Kosovë- Shqipëri."

Kjo është një arritje tejet e rëndësishme jo vetëm për Operatorin e Sistemit të Energjisë Elektrike të Kosovës por dhe për krijimin e një zone rregulluese të përbashkët midis të dy vendeve apo dhe hapat e mëtejshëm të krijimit të një tregu të përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës, ku Operatorët e Sistemit të Operimit janë aktorët kryesorë.

Në këtë prizëm, urimet më të mira dhe Falenderimet shkojnë kryesisht për stafin e KOSTT dhe vecanërisht të OST, si një ndër promotorët kryesorë të këtij proçesi kundrejt ENTSO-E, ku KOSTT gjeti mbeshtetjen kryesore dhe një partner të sigurtë dhe të besueshëm. Një urim po ashtu dhe për kolegët e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ZRRE) të cilët së bashku me ERE, patën një angazhim maksimal në këtë proçes tejet të rëndësishëm në të cilin OST dhe KOSTT u mbështetën në këtë arritje.

Duke i uruar dhe njëherë përzemërsisht të dy Operatorët e Sistemit të Transmetimit, për këtë arritje të rëndësishme të Sektorit, shpreh sigurinë e vazhdimit të arritjes së objektivave të tjera në këtë fushë.

logo

Boulevard "Bajram Curri", Street "Viktor Eftimiu" No.1023, Tirane

Energy Regulator Authority

Follow Us: