Njoftim mbi mbylljen e procedurës për zgjedhjen e furnizuesit të mundësisë së fundit

Enti Rregullator i Energjisë (ERE), në zbatim të Urdhërit të Kryetarit të ERE nr.21, datë 21.02.2022, në datën 15.03 2022, hapi procedurën për përzgjedhjen e furnizuesit të mundësisë të fundit (FMF).
Procedura e mësipërme, mbështetet në parashikimet e nenit 86 të ligjit nr.43/2015 “Për Sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 449, datë 15.6.2016, “Për miratimin e kushteve dhe të procedurave për përcaktimin e furnizuesit të mundësisë së fundit të energjisë elektrike”, si dhe “Rregulloren për përcaktimin e kritereve të vlerësimit dhe të përzgjedhjes së furnizuesit të mundësisë së fundit”, miratuar me Vendimin e Bordit të ERE-s nr. 141, datë 15.06.2021.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertës, sipas shpalljes së publikuar në faqen zyrtare të ERE, në dy media kombetare, dhe në rrjetet sociale të ERE, ishte data 30.03.2022.
Në përfundim të afatit, nuk rezultoi që të këtë patur asnjë aplikim për Furnizues të Mundësisë së fundit nga furnizuesit e licencuar nga ERE.