-
- Këshilla praktike sipas stinëve.
- Pajisjet që konsumojnë më shumë energji.
- Konsumi në “stand-by”.
- Përdorimi efikas i kondicionerit.
- Ngrohja dhe ndriçimi.
Pse është e rëndësishme?
Përdorimi efikas i energjisë ndihmon familjet të:
- ulin faturën mujore të energjisë elektrike;
- reduktojnë humbjet e panevojshme të energjisë;
- zgjasin jetën e pajisjeve elektrike;
- kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit përmes uljes së konsumit të energjisë.
Edhe ndryshime të vogla në sjelljen e përditshme mund të sjellin kursime të konsiderueshme gjatë vitit
-
10 mënyra të thjeshta për të kursyer energji:
- Përdorni ndriçim LED.
Llambat LED konsumojnë deri në 80–90% më pak energji dhe zgjasin shumë më tepër se llambat tradicionale.
Këshillë: Zëvendësoni fillimisht llambat që përdoren më shpesh në shtëpi.
- Përdorni kondicionerin në temperaturë optimale
- Verë: 24–26°C
- Dimër: 19–20°C
Çdo gradë më e ulët në verë ose më e lartë në dimër rrit konsumin e energjisë.
- Shkëputni pajisjet që nuk përdoren.
Televizori, dekoderi, karikuesit, printeri dhe pajisje të tjera konsumojnë energji edhe kur janë në modalitetin Stand-by.
Këshillë: Përdorni shumëfish me çelës për t'i fikur njëherësh.
- Përdorni lavatriçen dhe enëlarësen me ngarkesë të plotë.
Programet ECO dhe përdorimi me kapacitet të plotë konsumojnë më pak energji dhe ujë për kilogram rrobash apo enësh.
- Mos vendosni frigoriferin pranë burimeve të nxehtësisë.
Frigoriferi punon më shumë nëse ndodhet pranë:
- sobës;
- furrës;
- radiatorit;
- dritares me diell.
Rekomandohet temperatura e frigoriferit:
- Rreth +6–7 gradë C
- Ngrirësi: rreth -18 gradë C
- Shkrirjen periodike kur nevojitet
Këshillë: Lini hapësirë për ajrosje pas tij.
- Kufizoni përdorimin e boilerit.
- Rregulloni temperaturën e bojlerit sipas udhëzimeve të prodhuesit dhe nevojave të familjes, duke shmangur temperaturat e panevojshme të larta
- Fikeni dhe vendoseni në modalitetin ekonomik kur nuk nevojitet për periudha të gjata, nëse kjo lejohet nga pajisja.
- Izoloni banesën.
Izolimi i mirë i dyerve dhe dritareve ndihmon në ruajtjen e temperaturës së brendshme dhe ul nevojën për ngrohje ose ftohje.
- Përdorni dritën natyrale.
Hapni perdet gjatë ditës dhe fikni ndriçimin artificial kur nuk është i nevojshëm.
- Gatuani me efikasitet
- përdorni tenxhere me kapak;
- zgjidhni enë me madhësi të përshtatshme për vatër;
- shmangni hapjen e shpeshtë të furrës.
- Monitoroni konsumin:
Lexoni rregullisht matësin dhe kontrolloni faturën për të kuptuar se cilat periudha ose pajisje ndikojnë më shumë në konsum.
Për më shumë detaje, linku:
- International Energy Agency (IEA) – Saving Energy: https://www.iea.org/topics/saving-energy;
- European Commission – Save electricity the easy way: https://energy-behaviour-forum.ec.europa.eu/resource-hub/campaign-materials;
- European Commission – Energy-efficient products: https://energy-efficient-products.ec.europa.eu/index_en;
- S. Department of Energy – Home Energy Checklist: https://www.energy.gov/cmei/femp/home-energy-checklist;
- S. Department of Energy – Residential Water Heaters: https://www.energy.gov/cmei/buildings/consumer-water-heaters
2. Çfarë pajisjesh konsumojnë më shumë energji?
|
Pajisja elektrike |
Niveli i konsumit të energjisë |
Vlerësimi |
|
Kondicioneri |
Shumë i lartë |
🔴 |
|
Boileri elektrik |
Shumë i lartë |
🔴 |
|
Furra elektrike |
i lartë |
🟠 |
|
Pllaka elektrike |
I lartë |
🟠 |
|
Tharësja e rrobave |
I lartë |
🟠 |
|
Lavatriçja |
Mesatar |
🟡 |
|
Enëlarësja |
Mesatar |
🟡 |
|
Frigoriferi |
Mesatar (punon vazhdimisht) |
🟡 |
|
Televizori |
I ulët |
🟢 |
|
Ndriçimi LED |
Shumë i ulët |
🔵 |
Shënim: klasifikimi është orientues. Konsumi i energjisë elektrike varet nga fuqia e pajisjes, efikasiteti energjetik, kohëzgjatja dhe mënyra e përdorimit. Një pajisje me fuqi të lartë nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të ketë konsumin më të madh në faturë, pasi rëndësi ka edhe koha e përdorimit.
Gabimet më të zakonshme
- Lënia e kondicionerit me dritare të hapura.
- Lënia e llambave ndezur në dhoma që nuk përdoren.
- Mbajtja e pajisjeve në “Stand-by”.
- Hapja e shpeshtë e frigoriferit.
- Vendosja e ushqimit të nxehtë në frigorifer.
- Përdorimi i bojlerit 24 orë në ditë, kur nuk është i nevojshëm.
- Mungesa e mirëmbajtjes së filtrave të kondicionerit.
- Këshilla sipas stinëve:
- Në verë:
- Vendosni kondicionerin në 24–26°C.
- Mbani të mbyllura dritaret gjatë funksionimit.
- Përdorni perde ose grila për të kufizuar rrezet e diellit.
- Në dimër:
- Vendosni temperaturën në 20–22°C.
- Izoloni mirë dritaret dhe dyert.
- Shfrytëzoni dritën dhe ngrohtësinë natyrale gjatë ditës.
Për më shumë detaje, linku:
- International Energy Agency (IEA) – Saving Energy : https://www.iea.org/topics/saving-energy;
- European Commission – Energy Efficient Products: https://energy-efficient-products.ec.europa.eu/index_en;
- European Commission – Washing Machines / Dishwashers : https://energy-efficient-products.ec.europa.eu/product-list/dishwashers_en;
- European Commission – Standby, networked standby and off mode: https://energy-efficient-products.ec.europa.eu/product-list/standby-networked-standby-and-mode_en.


