ERE është person juridik publik, i pavarur nga interesat e industrisë së energjisë dhe nga organet shtetërore. ERE është krijuar në vitin 1995 dhe aktualisht funksionon në bazë të ligjit nr. 43/2015, datë 30.04.2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe ligjit nr.102/2015 "Për sektorin e gazit natyror".
Misioni i Entit Rregullator në Sektorin e Energjisë është:
Garantimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të klientëve, nëpërmjet krijimit të një tregu funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike, duke marrë në konsideratë interesat e klientëve, sigurinë e cilësinë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike dhe kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.
a) hapjen, organizimin dhe funksionimin e një tregu konkurrues të energjisë elektrike;
b) pjesëmarrjen në tregun e energjisë elektrike;
c) dhënien e autorizimeve dhe licencave në sektorin e energjisë elektrike;
ç) rregullimin e veprimtarive në sektorin e energjisë elektrike, mbrojtjen e klientëve, sigurinë e furnizimit dhe krijimin e strukturave konkurruese të tregut të energjisë elektrike;
d) integrimin e tregut shqiptar në tregun rajonal dhe atë europian të energjisë elektrike.
Misioni i Entit Rregullator në Sektorin e Gazit Natyror është:
a) përcaktimin e fazave të hapjes së tregut, organizimin dhe funksionimin e nje tregu konkurrues, duke mundësuar dhe siguruar n qëndrueshmërin në investimet e nevojshme në rrjete.
b) dhënien e autorizimeve dhe licencave për shoqëritë e gazit natyror.
c) krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit e tregut të gazit natyror, duke bashkëpunuar me autoritete të tjera rajonale dhe/ose europiane rregullatore.