Njoftim për Konsumatorët që prej datës 01.01.2024 dalin në treg të lirë.
Konsumatorët të cilët sipas parashikimeve të ligjit nr. 43/2015, u përfundon afati i furnizimit nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FSHU) dhe nga data 01 Janar 2024, janë në treg të lirë, kanë të drejtë të furnizohen nëpërmjet furnizuesve të licencuar që ofrojnë këtë shërbim.
Një kopje e listës së furnizuesve që ofrojnë këtë shërbim në tregun e lirë, mund ta gjeni në faqen e web të ERE-s në link
Në mbledhjen e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë elektrike, sot në datën 13.04.2022 u shqyrtuan aplikimet dhe u miratuan tarifat për shërbimin e transmetimit dhe atë të shpërndarjes së energjisë elektrike si dhe u vlerësuan çmimet e furnizimit për klientët fundorë të lidhur në tension të ulët (0.4 kV). Tarifat e miratuara mundësojnë kryerjen e mirëmbajtjes dhe investimeve më të nevojshme dhe të domosdoshme në rrjet dhe garantojnë qëndrueshmërinë e sistemit dhe cilësinë e shërbimit të furnizimit të konsumatorëve. Pavarësisht aplikimit të OST sh.a për miratimin e një tarife mesatare prej 1.41 lekë/kWh, ERE bazuar në analizën e të dhënave që lidhen me ushtrimin e aktivitetit të transmetimit të energjisë elektrike, vendosi të miratojë tarifën mesatare të transmetimit prej 0.85 lekë/kWh për periudhën rregullatore 1 maj 2022 - 31 dhjetor 2024.
Sa i perket aplikimit te OSSH, kjo e fundit ka kerkuar nje tarife mesatare shperndarje prej 6.69 leke /kWh, dhe miratimin e tarifave te shperndarjes per nivelet e tensionit si vijon:
- Tarifa e shperndarjes se energjise elektrike per vitin 2022 ne tensionin 35 kv prej 2.62 Leke /Kwh;
- Tarifa e shperndarjes se energjise elektrike per vi tin 2022 ne tensionin 20/10/6 kv prej 4.14 Leke/Kwh;
- Tarifa e shperndarjes se energjise elektrike per vitin 2022 ne tensionin 0.4 kV prej 7.37 Leke/Kwh.
ERE ne perputhje me kuadrin rregullator ne fuqi dhe pas analizimit te te dhenave per qellime te percaktimit te tarifave te shperndarjes , vendosi te miratoje tarifat e meposhtëme:
- Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV - 1.55 Lekë/Kwh
- Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 0.6 - 20 kV - 3.99 Lekë/Kwh
- Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 0.4 kV - 6.42 Lekë/Kwh
Nderkohe tarifa mesatare e sherbimit te shperndarjes per periudhen 1 maj - 31 dhjetor 2022, me miratimin e tarifave te mesiperme, rezulton 5.89 leke/kWh kundrejt tarifes mesatare prej 6.69 leke /kWh, te kerkuar nga OSSH sh.a.
Tarifat e miratuara me lart kane marrë në konsiderate zvogëlimin e efekteve qe lidhen me rritjen e cmimeve ne tregun rajonal, i cili ka patur dhe do te kete efektet e tij ne financat e operatoreve te sistemeve te transmetimit dhe shperndarjes se energjise elektrike. Per rrjedhoje ERE do te vijoje monitorimin e kostove te aktiviteteve te ketyre operatoreve ne periudhen pasardhese.
Me miratimin e tarifave te transmetimit dhe shperndarjes, ERE paralelisht vleresoi edhe efektet e ketyre tarifave ndaj cmimit final te furnizmit te klienteve familjare dhe jo familjare ne nivelin e tensionit te ulet 0.4 kV.
Per periudhen e mbetur te vitit 2022, ERE vendosi lenien ne fuqi te cmimit te klienteve familjar dhe jo familjar te lidhur ne nivelin e tensionit 0.4kv.
Ne vijim paraqitet nje tabele ilustruese qe mundeson krahasimin e tarifave aktuale me tarifat e kerkuara nga operatoret si dhe tarifat e cmimet e miratuara nga ERE te cilat do te jene te aplikueshme duke filluar nga data 1 Maj 2022 si vijon.
Hidhet një tjetër hap i rëndesishëm për integrimin e tregut të energjisë elektrike⚡️të Shqipërisë dhe Kosovës.
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX sh.a. nënshkroi ✍🏼 marrëveshjen për implementimin e Platformës së Tregtimit dhe Shërbimeve për Tregun e Ditës ne Avancë dhe atë Brenda të Njëjtës Ditë, e nevojshme për operimin e Tregut te Organizuar në Shqipëri dhe Kosovë.
Për këtë qëllim dhe për integrimin e mëtejshëm me tregun e bashkuar Evropian te energjisë elektrike⚡️, ne nivel rajonal dhe atë Evropian, ALPEX do të vazhdojë të punojë drejt implementimit të Modelit te Synuar Evropian 🇪🇺 për Tregun e organizuar të energjisë elektrike dhe caktimin si Operator i Emëruar i Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO). 


Enti Rregullator i Energjisë( ERE), Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) së bashku me Operatorët të Sistemit, Transetimit të Shqipëris (OST) dhe të Kosovës (KOSTT) me mbeshtetjen e USAID nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit të tregjeve dhe përcaktimit të të drejtave, detyrimeve dhe hapat e nevojshme, që palët duhet të ndërmarrin në drejtim të bashkëpunimit në lidhje me organizimin e tregjeve të bashkuara të Energjisë Elektrike midis dy vendeve. Ky Bashkim i tregjeve do të kontribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit, rritjen e konkurencës, nxitjen eficiente të përfitimeve në të dy vendet. Po ashtu ai do te shërbejë si nxitje per zgjerimin e bashkimit të tregjeve në rajon e më gjerë. Aktuakisht kjo marrëveshje është e para e këtij lloji midis vendeve të rajonit dhe do të shërbejë si bazë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në rajon“




Kryetari i Entit Rregullatorë të Energjisë, Z. Petrit Ahmeti gjen rastin për të përshëndetur njoftimin se "Grupi Rajonal I Evropës Kontinentale votoi më 20.04.2020 Marrëveshjen e re të Lidhjes midis "Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës" (KOSTT) dhe "Operatorët Evropian të Sistemit të Energjisë Elektrike" (ENTSO-E).
KOSTT do të fillojë operimin si Zonë Rregulluese, brënda Bllokut Rregullues Kosovë- Shqipëri."
Kjo është një arritje tejet e rëndësishme jo vetëm për Operatorin e Sistemit të Energjisë Elektrike të Kosovës por dhe për krijimin e një zone rregulluese të përbashkët midis të dy vendeve apo dhe hapat e mëtejshëm të krijimit të një tregu të përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës, ku Operatorët e Sistemit të Operimit janë aktorët kryesorë.
Në këtë prizëm, urimet më të mira dhe Falenderimet shkojnë kryesisht për stafin e KOSTT dhe vecanërisht të OST, si një ndër promotorët kryesorë të këtij proçesi kundrejt ENTSO-E, ku KOSTT gjeti mbeshtetjen kryesore dhe një partner të sigurtë dhe të besueshëm. Një urim po ashtu dhe për kolegët e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ZRRE) të cilët së bashku me ERE, patën një angazhim maksimal në këtë proçes tejet të rëndësishëm në të cilin OST dhe KOSTT u mbështetën në këtë arritje.
Duke i uruar dhe njëherë përzemërsisht të dy Operatorët e Sistemit të Transmetimit, për këtë arritje të rëndësishme të Sektorit, shpreh sigurinë e vazhdimit të arritjes së objektivave të tjera në këtë fushë.


