Automjetet elektrike

Expired
  • Mënyrat e karikimit;
  • Karikimi në banesë;
  • Karikimi publik;
  • Ndikimi në faturë;
  • Çfarë është një automjet elektrik?

  • Automjeti elektrik është një mjet transporti që përdor energjinë elektrike të ruajtur në bateri për të furnizuar motorin elektrik.

    Ndryshe nga automjetet me motor me djegie të brendshme, automjetet elektrike:

    • nuk konsumojnë karburante fosile gjatë përdorimit;
    • kanë efikasitet më të lartë energjetik;
    • reduktojnë emetimet lokale dhe zhurmën;
    • mund të karikohen në banesë ose në pika publike karikimi.
    1. Mënyrat e karikimit të automjeteve elektrike

    Karikimi i automjeteve elektrike mund të realizohet në mënyra të ndryshme, në varësi të fuqisë së karikuesit dhe kohës së nevojshme.

    1. Karikimi në banesë (karikim privat)

    Ky është mënyra më e zakonshme për përdoruesit familjarë. Mund të realizohet:

    • nga një prizë standarde elektrike;
    • nga një karikues i dedikuar (Wallbox).

    Karikimi në banesë zakonisht:

    • ka fuqi më të ulët;
    • kërkon kohë më të gjatë;
    • ka kosto më të parashikueshme;
    • përdor energjinë elektrike të kontraktuar nga konsumatori.

    1. Karikimi publik

    Pikat publike të karikimit ofrojnë mundësi karikimi në:

    • ambiente publike;
    • qendra tregtare;
    • parkingje;
    • pika shërbimi;
    • zona të dedikuara.

    Karikuesit publikë mund të kenë fuqi më të lartë dhe mundësojnë karikim më të shpejtë. Ato mund të klasifikohen në:

    • karikim normal (AC) – zakonisht me fuqi më të ulët dhe kohë më të gjatë;
    • karikim i shpejtë (DC) – fuqi më e lartë dhe kohë më e shkurtër karikimi.
    • Çfarë duhet të dijë konsumatori për karikimin në banesë?

    Përpara instalimit të një karikuesi në banesë, konsumatori duhet të vlerësojë:

    • fuqinë e disponueshme të lidhjes elektrike;
    • kapacitetin e instalimit elektrik të banesës;
    • nevojën për rritje të fuqisë së kontraktuar;
    • pajisjet mbrojtëse elektrike.

    Një karikues i instaluar në mënyrë profesionale garanton:

    • siguri më të lartë;
    • përdorim më efikas të energjisë;
    • mbrojtje të instalimit elektrik.
    • A është më ekonomik karikimi në banesë?

    Në përgjithësi, karikimi në banesë mund të jetë më ekonomik sesa karikimi publik, pasi konsumatori paguan energjinë sipas kushteve të furnizimit të kontratës së tij.

    Megjithatë, kostoja reale varet nga:

    • konsumi i automjetit (kWh/100 km);
    • Fuqia e instaluar e pikës së lidhjes;
    • Mënyra e përdorimit të automjetit;
    • Humbjet gjatë procesit të karikimit.

    1. Ndikimi në faturën e energjisë elektrike

    Përdorimi i një automjeti elektrik rrit konsumin total të energjisë elektrike të një familjeje.

    • Shembull orientues: Një automjet elektrik që konsumon: 18 kWh / 100 km dhe përshkon: 1 000 km në muaj do të kërkojë afërsisht: 180 kWh energji elektrike në muaj Kjo sasi i shtohet konsumit normal familjar.
    • Si të karikoni në mënyrë efikase?

    Për të reduktuar kostot:

    • Karikoni kur automjeti nuk përdoret për periudha të gjata.
    • Shmangni karikimin e panevojshëm deri në kapacitet maksimal nëse prodhuesi rekomandon ndryshe.
    • Përdorni programimin e karikimit, kur automjeti ose pajisja e lejon.
    • Nëse dispononi impiant fotovoltaik, mund të përdorni energjinë e prodhuar për karikimin e automjetit.

    1. Tarifat për karikimin e automjeteve elektrike

    Tarifa që paguan konsumatori varet nga mënyra e karikimit:

    • Karikimi në banesë: Kur automjeti karikohet në banesë, energjia elektrike faturohet sipas kushteve të furnizimit të konsumatorit dhe tarifës përkatëse të energjisë elektrike të miratuar nga ERE.

    Për konsumatorët familjarë, për vitin 2026, çmimi i energjisë elektrike është:

    • 5 lekë/kWh për konsum deri në 700 kWh në muaj;
    • 5 lekë/kWh për konsum 701 kWh e më tej, për të gjithë sasinë e konsumuar gjatë muajit.
    • Karikimi në pika publike: Në pikat publike, përdoruesi paguan sipas modelit të biznesit të operatorit të pikës së karikimit dhe tarifave të aplikuara. Çmimi mund të përfshijë:
    • energjinë elektrike të konsumuar;
    • shërbimin e karikimit;
    • kostot e operimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës.

    Për vitin 2026, ERE ka miratuar çmimin e energjisë aktive për pikat/stacionet e karikimit të makinave elektrike me fuqi të instaluar mbi 11 kW, të lidhura në nivelin e tensionit 0.4 kV:

    • 22 lekë/kWh – çmimi i energjisë aktive;
    • 3 lekë/kWh – çmimi i energjisë aktive në orarin pik.
    • Orari pik është: 1 nëntor – 31 mars: 18:00–22:00; 1 prill – 31 tetor: 19:00–23:00.

    1. Pyetje të shpeshta:

    • A mund ta karikoj automjetin tim elektrik në banesë?

    Po. Karikimi në banesë është i mundur, nëse instalimi elektrik dhe pajisjet janë të përshtatshme për këtë qëllim dhe respektohen kërkesat teknike dhe të sigurisë.

    A rritet fatura e energjisë nëse karikoj automjetin në banesë?

    Po. Energjia e përdorur për karikimin e automjetit i shtohet konsumit të energjisë elektrike të banesës, nëse karikimi nuk matet veçmas.

    Sa energji konsumon një automjet elektrik?

    Kjo varet nga modeli i automjetit. Një vlerë prej 18 kWh/100 km mund të përdoret vetëm si shembull orientues dhe nuk përfaqëson konsumin e çdo automjeti.

    A është karikimi publik më i shtrenjtë?

    Jo domosdoshmërisht në çdo rast. Kostoja varet nga pika e karikimit, fuqia, çmimi i energjisë dhe kushtet e shërbimit.

    A ka një çmim të miratuar nga ERE për karikimin e makinave elektrike?

    Po. Për vitin 2026, ERE ka miratuar një çmim specifik për energjinë aktive për pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11 kW, sipas kategorisë dhe kushteve të përcaktuara në vendimin përkatës.

    Këshillë për konsumatorin

    • Para instalimit të një karikuesi në banesë, kontrolloni fuqinë e disponueshme të lidhjes elektrike dhe sigurohuni që instalimi të jetë i përshtatshëm për ngarkesën shtesë.
    • Para përdorimit të një pike publike, kontrolloni çmimin, mënyrën e tarifimit dhe kushtet e shërbimit.

    Për më shumë detaje:

    ERE:

    https://www.ere.gov.al/sq/tarifat/tarifat-dhe-cmimet;

    https://www.ere.gov.al/media/files/2025/12/15/Vendim_Nr_322_2025.pdf;

    https://www.ere.gov.al/media/files/2025/11/17/media/files/2025/11/03/Vendim_Nr_294_2025.pdf  

logo

Rruga “Irfan Tomini”, Njësia Administrative Nr.7, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese