Ambasada Amerikane në Tiranë vlereson Entin Rregullator te Energjise për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë mbi sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë

Ambasada Amerikane në Tiranë vlereson Entin Rregullator te Energjise për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë mbi sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë

Video e marrë nga @usembassytirana

Enti Rregullator i Energjisë u  vlerësua nga Ambasada Amerikane në Tiranë, për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë mbi sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë. Mbështetja e USAID/Albania, Shoqatës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Komisionerëve Rregullatorë të Shërbimeve, ekspertëve të energjisë nga shteti i Connecticut dhe Agjencisë për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë bënë të mundur realizimin e kësaj rregulloreje të re, e cila është e para e këtij lloji në Europën Juglindore. Kjo rregullore do të shërbejë si model për vendet e tjera në rajon dhe në botë. Ndërsa sulmet kibernetike në rrjetet e energjisë elektrike në të gjithë rajonin kanë përparuar në frekuencën dhe sofistikimin e tyre, siguria kibernetike e energjisë është bërë jetike për pavarësinë e çdo kombi.

Kryetari i Entit Rregullator (ERE) Z. Petrit Ahmeti : Ne i jemi mirënjohës Usaid-it, i cili na mundësoi përgatitjen dhe miratimin e rregullores së parë të sigurisë kibernetike për infrastrukturën kritike në sektorin e energjisë. Unë e vlerësoj rëndësinë e ketij dokumenti për performancën e ndërmarrjeve të energjisë dhe shpresoj në bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga USAID-i në zbatimin e rregullores.