Struktura
Struktura/Drejtoria |
Arsimi dhe kualifikimet e drejtuesve |
SEKRETAR I PËRGJITHSHËM |
Z. Radheshi lindur në vitin 1973, prej vitit 2019 mban funskionin e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Entit Rregullator të Energjisë. Në vitin 1996 ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranes, Fakultetin Politeknik, Dega Inxhinieri Elektrike. Kontributi dhe eksperiencat e ndryshme në Sektorin e Energjisë në Shqipëri të Z. Radheshi kanë qënë të vazhdueshme, si Projektues pranë Institutit të Studimeve Elektroenergjitike, Drejtues Projekti për nën-stacionin 220/110 kv Durrës, Shef i Njësisë së Menaxhimit të Projekteve të Transmetimit dhe Shpërndarjes, Shef Kabineti i Drejtorit të Përgjithshem KESH sh.a, Shef i Zyrës së Administrimit në Drejtorinë e Operimit të Tregut të OST, Drejtor i Operimit të Tregut pranë Drejtorisë së Operimit te Tregut tek OST. Angazhimi i tij ka vijuar edhe si bashkëpunëtor në organizata ndërkombëtare në sektorin e energjisë si: Zëvendës Kryetar i Bordit të Drejtorëve të SEE CAO në Mal të Zi, Zëvendës Drejtues i Grupit Rajonal të OST-ve të Evropës Juglindore, Drejtues i zgjedhur i Task Forcës të OST-ve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Anëtar i Komitetit të Integrimit të tregjeve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si rrjedhojë e detyrimeve që rrjedhin nga Proçesi i Berlinit dhe Kryetar i Grupit të Punës ngritur me pjesëmarrjen e OST - ve dhe Bursës së Energjisë Elektrike. Z. Radheshi vazhdon të japë kontributin e tij duke qenë i pranishëm përmes projekteve dhe zhvillimeve në sektorin e Energjisë Elektrike. |
Z. Elton B. Radheshi |
|
KËSHILLTARE E BORDIT |
Znj. Hyna lindur më 28.04.1977 dhe prej vitit 2020 mban funksionin e Këshilltares së Bordi në Entin Rregullator të Energjisë. Zhvillimi akademik fillon në vitet 2000 pasi |
Znj. Eva Hyna |
mbaron studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomik dhe në vitin 2003 kryen studimet pasuniversitare master shkencor për ‘Menaxhim Agro Biznesi’, Në vitin 2005 mbaron studimet për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Z. Hyna mban titujt ‘Avokat‘ pranë Dhomës Kombëtare të Avokatise, titullin ‘Ekspert fiskal’ dhe gradën shkencore ”Doktor i Shkencave” në fushën e Ekonomisë Agrare, Universitetin Bujqesor të Tiranës. Në vitin 2017 përfundon studimet në Masterin Profesional ‘EU Business Law’ në Fakultetin e Drejtësisë. Z. Hyna gjatë eksperiencës profesionale ka ushtruar funksionin si specialiste në Institutin e Studimit të tokave në vitin 2001-2005, në vitet 2006- 2007 avokate për çështjet civile, tregëtare, familjare. Prej vitit 2007 ka ushtruar funksione si Specialiste në Drejtorinë Juridike dhe të Liçensimit dhe Shefe e Sektorit të Mbrojtjes së Konsumatorit në ERE. Kontributi i saj ka qënë i vazhdueshëm në fushën e pedagogjisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës. |
DREJTORIA JURIDIKE DHE E ZGJIDHJES SË MOSMARRËVESHJEVE |
Z. Rushaj ka lindur më 09.03.1981 dhe prej vitit 2020 mban funksionin e Drejtorit në Drejtorinë Juridike dhe Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në Entin Rregullator të Energjisë. Z. Rushaj në vitin 2012 ka përfunduar studimet pas- universitare Master Shkencor “E Drejta Kushtetuese e Krahasuar dhe Europiane” në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2005 ka përfunduar studimet për Drejtësi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Eksperiencat e tij profesionale të mëparshme kanë qënë: ekspert , këshilltar ligjor në sektorin privat. Ka mbajtur funksionet si Përgjegjës në Sektorin e Kontratave në Drejtorinë e Përgjithshme të Financimit dhe Kontraktimit në Ministrinë e Financave dhe Jurist në Departamentin Ndërkombëtar të Kontabilitetit në Albtelecom sha. |
Z. Denis Rushaj |
|
Përgjatë eksperiencës profesionale të tij ka kryer trajnime dhe kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare në zhvillimin e sektorit të energjise elektrike. |
DREJTORIA E LIÇENCIMIT AUTORIZIMIT DHE MBIKQYRJES |
Znj. Kallaku ka lindur më 11.04.1983 dhe prej vitit 2015 mban funksionin e Drejtorit në Drejtorinë e Liçensimit Autorizimit dhe Mbikqyrjes në Entin Rregullator të Energjisë. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet Barchelor dhe Master Shkencor në Fakultetin e Drejtësisë. Në vitin 2014 ka fituar titullin ‘Avokat’ pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Në vitin 2016 ka përfunduar studimet pasuniversitare në Master i Shkencave në Legjislacion dhe Institucionet Europiane në Universitetin e Tiranes. Z. Kallaku gjatë eksperiencës profesionale ka mbajtur funksione të ndyshme si Specialiste në Sektorin e Marrëdhënieve me Autoritet Përgjegjëse, Specialiste dhe më pas përgjegjëse në Sektorin Arkive Protokoll në Inspektoriatin e Përgjithshëm të ILDKPKI-së dhe në periudhën 2013-2014 si Eksperte në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë prej vitit 2014 ka mbajtur funksionet si Juriste në Drejtorinë Juridike, në Entin Rregullator të Energjisë. Përgjatë eksperiencës profesionale të saj ka kryer trajnime dhe kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare në zhvillimin e karrierës. |
Znj. Oriana Kallaku |
|
DREJTORIA E MONITORIMIT TË TREGUT DHE INSPEKTIMEVE |
Z. Qira ka lindur më 27.11.1983 dhe prej vitit 2019 mban funksionin e Drejtorit të Monitorimit të Tregut dhe Inspektimeve në Entin Rregullator të Energjisë. Në vitin 2007 ka përfunduar studimet në Univesitetin Politeknik të Tiranës në profilin Inxhinieri Elektrike. Gjithashtu në vitin 2018 ka perfunduar kursin pasuniversitar në Profilin Auditues i Energjisë në Ndërtesa në Univesistetin Metropolitan. Prej viti 2012 ka mbajtur funksionin e Përgjegjësit të Sektorit të Monitorimit në Entin Rregullator të Energjisë dhe në vitet 2008-2012 si Specialist teknik pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST). |
Z. Bledar Qira |
|
Përgjatë eksperiencës profesionale të tij ka kryer trajnime dhe kualifikime kombëtare dhe ndërkombetare në zhvillimin e sektorit të energjise elektrike. |
DREJTORIA E ÇMIMEVE DHE TARIFAVE |
Z. Pajenga ka lindur më 18.08.1986 dhe prej vitit 2020 mban funksionin Drejtor në Drejtorinë e Çmimeve dhe Tarifave në Entin Rregullator të Energjisë. Z. Pajenga ka përfunduar studimet pasuniversitare në Master Shkencor profili “Financë Bankë” në Universitetin Metropolitan dhe studimet Barchelor dhe Master Shkencor në Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës. Pas studimeve ka mbajtur funksione të ndryshme në sektorin privat si ekonomist dhe specialist dhe në vitin 2014 ka mbajtur funksionet specialist e më pas si përgjegjës në drejtorinë e Tarifave dhe Çmimeve në Entin Rregullator të Energjisë.
Përgjate eksperiencës profesionale të tij ka kryer trajnime dhe kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare në zhvillimin e sektorit të energjise elektrike. |
Z. Romir Pajenga |
|
DREJTORIA E MBROJTJES SË KONSUMATORIT PERFORMANCËS DHE STANDARDEVE |
Znj. Guga ka lindur më 08.10.1980 dhe prej vitit 2020 mban funksionin Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes së Konsumatorit Performancës dhe Standardeve në Entin Rregullator të Energjisë. Zj. Guga në vitin 2003 ka përfunduar studimet për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2007 ka Fituar titullin ‘Avokat’. Eksperianca e saj profesionale ka filluar si specialiste juriste dhe përfaqësuese e marrëdhënieve me median dhe eksperte ligjore në sektorin privat: Prej vitit 2013 ka mbajtur funksionet si Përgjegjëse në Drejtorinë Juridike dhe në vitin 2019 Drejtor në Drejtorinë Juridike dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Entit Rregullator të Energjisë. Përgjatë eksperiencës profesionale të saj ka kryer trajnime dhe kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare në zhvillimin e karrierës në sektorin e energjisë elektrike. |
Znj. Julia Guga |
DREJTORIA E GAZIT NATYROR |
Z. Bitri ka lindur më 18.02.1991 dhe prej vitit 2022 mban funksionin e Drejtorit të Gazit Natyror në Entin Rregullator të Energjisë. Z. Bitri në vitin 2012 ka përfunduar studimet Barchelor në fakultetin e Drejtesisë dhe Shkencave Sociale Profili Drejtësi dhe në vitin 2014 Master Shkencor në profilin ‘E Drejtë Civile’ në Universitetin Kristal, Tiranë. Pas përfundimit të studimeve ka mbajtur funksionet si specialist në Drejtorinë e Përfaqësimit dhe Koordinimit me Institucionet dhe në vitin 2020 specialist në Drejtorinë e Gazit Natyror në Entin Rregullator të Energjisë. Përgjatë eksperiencës profesionale të tij ka kryer trajnime dhe kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare në zhvillimin e sektorit të energjise elektrike. |
Z. Gert Bitri |
|
DREJTORIA E EKONOMISË DHE FINANCËS |
Znj. Bushi ka lindur më 21.06.1966 dhe prej vitit 2005 mban funksionin e Drejtorit Ekonomik dhe Finances në Entin Rregullator të Energjisë. Zj.Bushi (Konomi) ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë dhe në vitin 2001 ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtesise në Universitetin e Tiranës. Në eksperiencën e saj profesionale ka mbajtur funksione të ndryshme, Specialiste në Drejtorinë e Policisë Elektrike Tiranë, Kryetare e Degës Finance-Revizionim pranë Universitetit të Tiranës, Revizore në Komitetin Ekzekutiv KPP Rajoni Nr.2 Tiranë si dhe llogaritare në shkollën e mesme të ndërtimit.
Përgjatë eksperiencës profesionale të tij ka kryer trajnime dhe kualifikime kombëtare dhe ndërkombetare në zhvillimin e sektorit të energjise elektrike. |
Znj. Afërdita Bushi (Konomi) |
Të fundit
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 23.12.2024
21-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 23.12.2024
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.12.2024 “MET Albania” sha
18-12-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.12.2024 “MET Albania” sha
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 20.12.2024
17-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 20.12.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 18.12.2024
16-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 18.12.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 16.12.2024
14-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 16.12.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 13.12.2024
11-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 13.12.2024
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 10.12.2024 “Sunny Side Energy” shpk , tregtim
10-12-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 10.12.2024 “Sunny Side Energy” shpk , tregtim
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 10.12.2024 “Sunny Side Energy” shpk
10-12-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 10.12.2024 “Sunny Side Energy” shpk
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 10.12.2024
07-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 10.12.2024
Lexo më shumë