Programi i Transparencës
PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR ENTIN RREGULLATOR TË ENERGJISË
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” është përgatitur programi i transparencës për Entin Rregullator të Energjisë. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës autoriteti publik (këtej e tutje ERE) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. ERE do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së ERE, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.ere.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi iTransparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e ERE është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së ERE janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave. ERE ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e ERE dhe përkatësisht: Ligji nr43/2015 ”Për sektorin e energjisë elektrike”
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
- i plotë;
- i saktë;
- i përditësuar;
- i thjeshtë në konsultim;
- i kuptueshëm;
- lehtësisht i aksesueshëm;
- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, ERE vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.ere.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
- Strukturën organizative të autoritetit publik;
- Tekstet e plota të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
- Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
- Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
- Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
- Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
- Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave.
- Informacion për procedurat e prokurimit sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
- Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumenteqëkërkohenshpesh,çdoinformacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
- Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura permes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të ERE, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
- ERE gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga ERE
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
Të fundit
Njoftim për Fillimin e procedurës për shqyrtimin e kërkesës së shoqërisë Alpex sh.a. për përcaktimin e tarifave të NEMO-s për vitin 2026
22-11-2025 Njoftime
Njoftim për Fillimin e procedurës për shqyrtimin e kërkesës së shoqërisë Alpex sh.a. për përcaktimin e tarifave të NEMO-s për vitin 2026
Lexo më shumëKërkesë e shoqërisë ALPEX sh.a. për përcaktimin e tarifave të Operatorit të Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO) për vitin 2026, 2027, 2028
21-11-2025 Konsultime
Kërkesë e shoqërisë ALPEX sh.a. për përcaktimin e tarifave të Operatorit të Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO) për vitin 2026, 2027, 2028
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 21.11.2025
19-11-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 21.11.2025
Lexo më shumëRREGULLORJA E KOMISIONIT (BE) 2017/2196 e datës 24 Nëntor 2017 i cili krijon Kodin e Rrjetit mbi Emergjencën dhe Rivendosjen [ 17.11.2025 ]
17-11-2025 Konsultime
RREGULLORJA E KOMISIONIT (BE) 2017/2196 e datës 24 Nëntor 2017 i cili krijon Kodin e Rrjetit mbi Emergjencën dhe Rivendosjen [ 17.11.2025 ]
Lexo më shumëHapja e procedurës për zgjedhjen e furnizuesit të mundësisë së fundit
17-11-2025 Njoftime
Hapja e procedurës për zgjedhjen e furnizuesit të mundësisë së fundit
Lexo më shumëKapitulli 15 i Raportit të Progresit 2025 të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe roli i Entit Rregullator të Energjisë
15-11-2025 Deklarata për Shtyp
Kapitulli 15 i Raportit të Progresit 2025 të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe roli i Entit Rregullator të Energjisë
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 17.11.2025
14-11-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 17.11.2025
Lexo më shumëShqipëria drejt një tregu të lirë për energjitë e rinovueshme!
13-11-2025 Deklarata për Shtyp
Shqipëria drejt një tregu të lirë për energjitë e rinovueshme!
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 13.11.2025
10-11-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 13.11.2025
Lexo më shumë


