Konferenca e 17-të e Investimeve dhe Rregullimit të Energjisë

Expired

Konferenca e 17-të e Investimeve dhe Rregullimit të Energjisë

 

Konferenca e 17-të e Investimeve dhe Rregullimit të Energjisë

organizohet nga Shoqata Rajonale e Rregullatorëve të Energjisë (ERRA)

në bashkëpunim me Samitin Turk të Energjisë (TES)

dhe do të drejtohet nga Enti Rregullator i Tregut të Energjisë të Turqisë (EMRA).

Tema e konferencës:

  • Statusi aktual i sektorit të energjisë turke
  • Konsumatorët e fuqizuar: roli i rregullatorit në përmirësimin e dinamikës së kërkesës
  • Tendencat në rritje në politikën e gazit - perspektivat për tregjet rajonale dhe globale
  • Rritja e sigurisë së furnizimit në kushtet e tregut në tranzicion

Në ndryshim nga vitet e mëparëshme

  • Konferenca do të organizohet paralelisht me Samitin Turk të Energjisë me një sesion hapës të përbashkët. Samiti Turk i Energjisë bashkon të gjithë sektorin turk të energjisë dhe ofron një zonë ekspozitë unike të kompanive kryesore turke që veprojnë në sektorin e energjisë.
  • Pjesëmarrësit e konferencës do të kenë qasje në Konferencën ERRA dhe në Samitin Turk të Energjisë - 8 seanca së bashku për një tarifë regjistrimi.
  • Mundësi për bashkëpunim me mbi 600 aktorë të sektorit turk të energjisë, ku gjithsej do të jenë 800 pjesëmarrësit në aktivitet. Prezantimet e posterave të Projektit të Kërkimit Rregullativ të ERRA-s.
  • Aktivitet social para konferencës, i titulluar "Kupa e Golfit të Samitit Turk të Energjisë". Fansat e golfit, në nivele amatore dhe fillestare, gjithashtu do të gjejnë një shans për të shijuar trajnime golfi gjatë aktivitetit.

Për të njohur me axhendën dhe për të rezervuar vendin tuaj në konferencë, ju lutemi klikoni këtu:

https://erranet.org/conference/investment-conference-2018/?tab=register

logo

Rruga “Irfan Tomini”, Njësia Administrative Nr.7, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese
Ne përdorim cookie

Ne përdorim cookie në faqen tonë të internetit. Disa prej tyre janë thelbësore për funksionimin e faqes, ndërsa të tjera na ndihmojnë të përmirësojmë këtë faqe dhe përvojën e përdoruesit (cookie gjurmimi). Ju mund të vendosni vetë nëse dëshironi t'i lejoni cookie-t apo jo. Ju lutemi vini re se nëse i refuzoni, mund të mos jeni në gjendje të përdorni të gjitha funksionalitetet e faqes.