Mbi fillimin e procedurave nga ERE per miratimin e Rregullores per Cilesine e Sherbimit te Shperndarjes dhe Shitjes se Energjise Elekt. dhe Kushtet e Pergjith. te Kontrates se Furnizimit me Energji Elek. per Klientet Familjare dhe Jofamiljare

 
E RENDESISHME : JANE TE FTUAR TE GJITHA PALET E INTERESUARA TE SHPREHIN KOMENTET E TYRE NE LIDHJE ME MATERIALET E PARAQITURA BRENDA DATES 31 JANAR 2011.   Bordi i Komisionereve te Enti Rregullator i Energjise, ne mbledhjen e tij te dates 27.12.2010, vendosi te filloje procedurat per miratimin e:    1-   Rregullores per Cilesine e Sherbimit te Shperndarjes dhe Shitjes se Energjise Elektrike;    2-  Kushtet e Pergjithshme te Kontrates se Furnizimit me energji elektrike per klientet tarifore familjare dhe jofamiljare.   Rregullorja per Cilesine e Sherbimit te Shperndarjes dhe Shitjes se Energjise Elektrike, ka per qellim te krijoje kushtet e nje sherbimi te garantuar per furnizim te panderprere me energji elektrike, te konsumatoreve ne sistemin e shperndarjes se energjise elektrike dhe te percaktoje treguesit e cilesise se furnizimit me energji elektrike te tyre ne perputhje me kerkesat e kesaj rregulloreje. Gjithashtu per here te pare ne kete Rregullore jane percaktuar rregullat dhe detyrimet e ndersjellta ne rastet e mosrespektimit te detyrimeve te furnizuesit me energji elektrike dhe perfituesit te sherbimit, sipas kerkesave te kesaj rregulloreje.             Kjo Draft Rregullore eshte e ndare ne tre pjese:     -                             Rregullat e vazhdueshmerise se Furnizimit;    -                             Rregullat per cilesine tregtare te Sherbimit;    -                             Rregullat per cilesine e Tensionit     Ne kushtet aktuale, pas procesit te privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, duke marre ne konsiderate detyrimin sipas Deklarates Rregullatore per miratimin e kushteve te reja te cilesise se sherbimit te furnizimit me energji elektrike te konsumatorit, ERE e vlereson te nevojshme rishikimin e kontrates aktuale te Furnizimit me Energji Elektrike te Klienteve Fundore Familjare dhe Jofamiljare. Nderhyrja ne te ka qellim permiresimin dhe pershtatjen e saj me standartet e reja qe pritet te miratohen duke garantuar nje mbrojtje me te plote te konsumatorit ne marredhenien e tij me kompanine. Kjo kontrate u hartua duke marre parasysh ekulibrimin sa me mire te te drejtave dhe detyrime reciproke midis paleve (konsumator – kompani) si dhe duke u konsultuar me eksperiencat e vendeve europiane (kontrata te vendeve te ndryshme).     Nisur nga rendesia e madhe qe kane per konsumatoret dhe mbare opinionin publik Rregullorja per Cilesine e Sherbimit te Shperndarjes dhe Shitjes se Energjise Elektrike dhe Kontrata e Furnizimit me Energji Elektrike, ERE njofton te gjithe konsumatoret se miratimi i ketyre dokumentave do te behet nepermjet procedurave transparente dhe gjitheperfshirese.      Keto procedura konsistojne ne publikimin online (ne website e ERE-s dhe mediatik te ketyre dokumentave. Pas kesaj do te kete nje proces te konsultimit me Kompanine CEZ Shperndarje Sh.a dhe opinionit publik, nepermjet organizimit te seancave teknike dhe seancave degjimore publike, ku te jene te ftuar te gjithe grupet e interesit. Keto dokumente do te jene te hapura per konsultim me publikun deri ne 31 janar 2011.       Pas perfundimit te ketij afati, ERE konform Rregullores se Praktikes Procedurave, do te shqyrtoje te gjitha komentet e bera nga palet e interesuara dhe do te procedoje me miratimin e tyre.   Rregullore e Cilesise se Sherbimit te Shperndarjes dhe Shitjes se Energjise Elektrike Tabelat per Cilesine e Sherbimit Draft Kontrata e Furnizimit me Energji Elektrike te Klienteve Tarifor