Njoftim "Per Kontraktimin e nje Konsulenti Nderkombetar per rastin e Cez Shperndarje, qe do te asistoje Entin Rregullator te Energjise (ERE)"
“PËR KONTRAKTIMIN E NJË KONSULENTI NDËRKOMBËTAR PËR RASTIN E CEZ SHPËRNDARJE, QË DO TË ASISTOJË ENTIN RREGULLATOR TË ENERGJISË (ERE)”
Enti Rregullator i Energjisë, me shkresën nr. 683/3 Prot., datë 31.10.2012, ka kërkuar nga Avokatura e Shtetit fillimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e një konsulenti ndërkombëtar, i cili do të kishte mundësi reale të ofronte konsulencë të kënaqshme në fushën e licencimit në sektorin energjetik, në përputhje me Kreun IV të vendimit nr. 392, datë 08.04.2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e Avokatëve të Shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”.
Avokatura e Shtetit, pasi ka shqyrtuar rastin, me shkresën nr. 1705/9 Prot., datë 31.10.2012 drejtuar Ministrit të Drejtësisë, ka kërkuar kontraktimin e një konsulenti, për të ofruar konsulencë për Entin Rregullator të Energjisë, me qëllim asistimin për arritjen e një marrëveshje me shoqërinë CEZ Shpërndarje sh.a.. Kërkesës së Avokaturës së Shtetit drejtuar Ministrit të Drejtësisë, i bashkëngjitet edhe kërkesa e titullarit të administratës publike për kontraktimin e një konsulenti (shkresa nr. 683/3 Prot., datë 31.10.2012 e Kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë).
Duke mbajtur në konsideratë vlerësimet e bëra në shkresën nr. 1705/9 Prot. , datë 31.10.2012 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit dhe shkresën nr. 683/3 Prot., datë 31.10.2012 të Kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë, ku specifikohet nevoja e kontraktimit të një konsulenti ndërkombëtar për të asistuar Entin Rregullator të Energjisë për rastin e CEZ Shpërndarje, vlerësoj se:
1- kjo çështje është me rëndësi të veçantë për interesat e shtetit dhe për moscenimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve tariforë.
2- kjo çështje është shumë e vështirë për t’u ndjekur nga Avokatura e Shtetit, për shkak të kompleksitetit shumë të madh të çështjes, si dhe nevojës për njohuri mbi praktikën ndërkombëtare në fushën e licencimit në sektorin e energjisë.
3- për këtë çështje organi i administratës publike (Enti Rregullator i Energjisë) ka çmuar të paraqesë kërkesë për fillimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e një konsulenti, i cili do t’i asistojë dhe ndihmojë lidhur me rastin e CEZ Shpërndarje.
Në këtë kuadër, në përputhje me ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit” dhe paragrafin 1, të nenit 18, të Rregullores bashkëlidhur vendimit nr. 392, datë 08.04.2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e Avokatëve të Shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”, me Urdhrin nr. 6792/5, datë 01.11.2012 të Ministrit të Drejtësisë “Për fillimin e procedurave për kontraktimin e një konsulenti ndërkombëtar për rastin e CEZ Shpërndarje, që do të asistojë Entin Rregullator të Energjisë (ERE)”, është urdhëruar fillimi i procedurave për kontraktimin e një konsulenti ndërkombëtar, për t’i ofruar Entit Rregullator tw Energjisw konsulencë në fushën e licencimit në sektorin elektroenergjetik, duke qenë se kjo çështje ka një natyrë të veçantë dhe të ndërlikuar juridike, si dhe kërkon njohuri të specializuar në fushën ligjore dhe financiare në sektorin elektroenergjetik.
Për këtë qëllim, në urdhrin nr. 6792/5, datë 01.11.2012 të Ministrit të Drejtësisë është ngritur Komisioni i Përzgjedhjes, i cili do të vlerësojë ofertat dhe do t’i paraqes Ministrit të Drejtësisë një raport të hollësishëm mbi klasfifikimin përfundimtar, sipas pikëve të marra nga cdo kandidat për konsulent. Për informacione më të hollësishme lidhur me konkurimin referojuni Kreut IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 392, datë 08.04.2009 “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”.
Më poshtë gjendet dokumentacioni i plotë mbi këtë çështje dhe procesin e konkurimit.
1. FTESËN PËR OFERTË nr. 6792/7 Prot., datë 01.11.2012
2. Urdhri Ministrit Nr. 6792/2, datë 01.11.2012
3. Urdhri i Ministrit Nr. 6792/5, datë 01.11.2012
4. Ligji nr. 10018, datë 13.11.2008 "Për Avokaturën e Shtetit"
5. Vendimi nr. 392, datë 08.04.2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e Avokatëve të Shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”
Të fundit
Mbi fillimin e procedurës për disa ndryshime në “Rregulloren për cilësinë e furnizimit dhe performancën e sigurisë së rrjetit në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike”
27-11-2025 Konsultime
Mbi fillimin e procedurës për disa ndryshime në “Rregulloren për cilësinë e furnizimit dhe performancën e sigurisë së rrjetit në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike”
Lexo më shumëNjoftim mbi fillimin e procedurës për shqyrtimin e planit 5-vjeçar të zhvillimit të rrjetit të shpërndarjes “OSSH sh.a.
27-11-2025 Njoftime
Njoftim mbi fillimin e procedurës për shqyrtimin e planit 5-vjeçar të zhvillimit të rrjetit të shpërndarjes “OSSH sh.a.
Lexo më shumëNjoftim për Fillimin e procedurës për shqyrtimin e kërkesës së shoqërisë Alpex sh.a. për përcaktimin e tarifave të NEMO-s për vitin 2026
22-11-2025 Njoftime
Njoftim për Fillimin e procedurës për shqyrtimin e kërkesës së shoqërisë Alpex sh.a. për përcaktimin e tarifave të NEMO-s për vitin 2026
Lexo më shumëKërkesë e shoqërisë ALPEX sh.a. për përcaktimin e tarifave të Operatorit të Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO) për vitin 2026, 2027, 2028
21-11-2025 Konsultime
Kërkesë e shoqërisë ALPEX sh.a. për përcaktimin e tarifave të Operatorit të Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO) për vitin 2026, 2027, 2028
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 21.11.2025
19-11-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 21.11.2025
Lexo më shumëRREGULLORJA E KOMISIONIT (BE) 2017/2196 e datës 24 Nëntor 2017 i cili krijon Kodin e Rrjetit mbi Emergjencën dhe Rivendosjen [ 17.11.2025 ]
17-11-2025 Konsultime
RREGULLORJA E KOMISIONIT (BE) 2017/2196 e datës 24 Nëntor 2017 i cili krijon Kodin e Rrjetit mbi Emergjencën dhe Rivendosjen [ 17.11.2025 ]
Lexo më shumëHapja e procedurës për zgjedhjen e furnizuesit të mundësisë së fundit
17-11-2025 Njoftime
Hapja e procedurës për zgjedhjen e furnizuesit të mundësisë së fundit
Lexo më shumëKapitulli 15 i Raportit të Progresit 2025 të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe roli i Entit Rregullator të Energjisë
15-11-2025 Deklarata për Shtyp
Kapitulli 15 i Raportit të Progresit 2025 të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe roli i Entit Rregullator të Energjisë
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 17.11.2025
14-11-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 17.11.2025
Lexo më shumë


