Njoftim per organizimin e Konferences date 29 tetor 2012,Hotel Sheraton

Expired
 
 Enti Rregullator i Energjisë, nen kujdesin e Sh.T. Z. Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë dhe Qeverisë Norvegjeze, organizon ne daten 29 Tetor 2012, Hotel Sheraton Tirana, Konferencën me teme:

"Tregu dhe Infrastruktura Energjetike drejt Integrimit: Paketa e 3-të e BE për Energjinë – Implikime për Zhvillimin e Sektorit Shqiptar të Energjisë"

Kjo konferencë synon të informojë pjesëmarrësit rreth Paketës së 3-të të BE për Energjinë dhe ndikimit të saj në sektorin energjetik shqiptar. Sh.T. Z. Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë, do të hapë konferencën dhe do të japë një vështrim të përgjithshëm mbi klimën ekonomike dhe investimet e huaja në sektorin energjitik në Shqipëri. Përfaqësues të lartë të Qeverisë, Komisionit Europian dhe Qeverisë Norvegjeze do të ndajnë përvojat e tyre si drejtues të reformave rrënjësore në sektorin energjetik. Midis pjesëmarrësve do të ketë përfaqësues nga institucionet shqiptare dhe rajonale, institucionet multilaterale ndërkombëtare, sektori privat, dhe shoqatat e biznesit.

Axhenda

Ftesa
logo

Rruga “Irfan Tomini”, Njësia Administrative Nr.7, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese
Ne përdorim cookie

Ne përdorim cookie në faqen tonë të internetit. Disa prej tyre janë thelbësore për funksionimin e faqes, ndërsa të tjera na ndihmojnë të përmirësojmë këtë faqe dhe përvojën e përdoruesit (cookie gjurmimi). Ju mund të vendosni vetë nëse dëshironi t'i lejoni cookie-t apo jo. Ju lutemi vini re se nëse i refuzoni, mund të mos jeni në gjendje të përdorni të gjitha funksionalitetet e faqes.