Formular ankese                                 Bëj një ankesë!

Tabela përmbledhëse e programit

Kategoritë e

informacionit publik

pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti /përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

Misioni i ERE.

-Struktura e ERE

-Kontakte të ERE

Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë nëse nuk është parashikuar ndryshe në vendim.

 

www.ere.gov.al

 

Home- “Për ERE”

Sektori i Burimeve Njerëzore

Akte ndërkombëtare ligje;

akte nënligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b

direktive of parliament and of the council of 13 july 2009 concerning common rules for the internal market in electricity and repealing directive 2003/54/ec

- legjislacioni për sektorin e energjisë

- legjislacioni sekondar i Ere

- rregullat e tregut

- modeli i tregut

- kodet

- metodologjite e tarifave

 

www.ere.gov.al.

 

Drejtoria e Çështjeve Ligjore

 

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

Format Kërkese

Format Ankese

Adresa: Bulevardi “Bajram Curri, Rr.Viktor Eftimiu 1023 , Tiranë; Tel +355 42 69 590; www.ere.gov.al; E-mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

 

 

Koordinatori për të drejtën e informimit

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni 7/1/ç

Adresa: Bulevardi “Bajram Curri, Rr.Viktor Eftimiu 1023 , Tiranë; Tel +355 42 69 590; www.ere.gov.al; E-mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. .

 

Te dhenat e koordinatorit për të drejtën e informimit

 

Në faqen zyrtare të ERE-s ne menunë “Programi i transpararencës”

Koordinatori për të drejtën e informimit

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d

Anëtarët e Bordit të ERE, zgjidhen nga Kuvendi I Republikës së shqipërisë

 

Rregullorja për organizimin funksionimin dhe procedurat e ERE

 

Rregullorja për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE publikohet ne faqen zyrtare të ERE

 

Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues performance

Neni7/1/dh

Auditimi i veprimtarisë financiare të ERE-s kryhet nga ekspertë të miratuar kontabël, të cilët përzgjidhen dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Raporti i Pasqyrave Financiare 2018
Raporti i Audituesve Ligjore per Performancen e ERE 2018

 

 

Drejtoria e Financës dhe IT

Buxheti

Neni 7/1/e

Burimet financiare të ERE-s përbëhen nga pagesat rregullatore dhe pagesat e licencave, të miratuara nga ERE.(neni 17/2 ligji 43/2015 )


Parashikimi i Buxhetit per Vitin 2019
Situacioni 10-m Viti 2019
Situacion Viti 2018

Lista e Debitoreve nder Vite

Detyrimet per vitin 2019 te opertoreve te tregut te energjise
 

 

 

Drejtoria e Financës dhe IT

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Regjistri i Realizimit të Prokurimeve Publike 2018

Regjistri i Realizimit të Prokurimeve Publike 2019

Regjistri i Realizimit te Prokurimeve publike 2020

Regjister parashikimi viti 2021

Menjëherë pas dërgimit të Regjistrit në APP

Në faqen e Agjensisë së Prokurimit Publik

Personi përgjegjës për prokurimet

Shërbimet e autoritetit për publikun.

Neni 7/1/f

-Licenca

-Trajtim ankesash

-Zgjidhje mosmarrëveshjesh

-informacione

-Interpretim aktesh

 

 

 

-Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikqyrjes

-Drejtoria e Monitorimit të Tregut

-Drejtoria e Çështjeve Ligjore

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

Vendimet e ERE konsultohen me Sekretariatin e komunitetit te energjisë, Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, Autoritetin e konkurrencës dhe palët e interesit.

 

 

Vendimet publikohen ne faqen e web www.ere.gov.al

 

Mbajtja e dokumentacionit nga ERE

Neni 7/1/h

Dokumentacioni i ERE mbahet mbështetur në ligjin nr. 9154 datë 06.11.2003 “ Për arkivat”

 

 

Sektori i Burimeve Njerëzore

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr. 119/2014

Neni 7/1/i

Rregjistri I kërkesave dhe përgjigjeve

 

Regjistri i kërkesave/ankesave të konsumatorëve

 

 

Koordinatori për të drejtën e informimit

 

Drejtoria e Çështjeve Ligjore

 

 

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

Neni 7/1/k

-Licencat

-aplikimet për licencë

-Tipet e licencave

-Struktura e çmimeve dhe tarifave të energjisë elektrike

 

 

 

-Drejtoria e Tarifave dhe Çmimeve

-Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikqyrjes

-Drejtoria e Monitorimit të Tregut

Informacione të tjera të dobishme

Neni 7/1/l

Kontrata të sektorit të energjisë

 

 

Drejtoria e Çështjeve Ligjore

 

             

Tarifat e dhënies së info

Shënim: Tarifa për ofrimin e këtij shërbimi është 0 lekë

Programi i Transparencës

PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR ENTIN RREGULLATOR TË ENERGJISË

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” është përgatitur programi i transparencës për Entin Rregullator të Energjisë. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës autoriteti publik (këtej e tutje ERE) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. ERE do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së ERE, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.ere.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi iTransparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e ERE është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së ERE janë:

1. “E drejta për informim” është e drejtë kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave. ERE ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e ERE dhe përkatësisht: Ligji nr43/2015 ”Për sektorin e energjisë elektrike”

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).

6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:

- i plotë;

- i saktë;

- i përditësuar;

- i thjeshtë në konsultim;

- i kuptueshëm;

- lehtësisht i aksesueshëm;

- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, ERE vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.ere.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

- Strukturën organizative të autoritetit publik;

- Tekstet e plota të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

- Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

- Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

- Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

- Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;

- Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave.

- Informacion për procedurat e prokurimit sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

- Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumenteqëkërkohenshpesh,çdoinformacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

- Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura permes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të ERE, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

- ERE gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga ERE

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

Modeli i kërkesës

Kërkesa per informacion behet duke plotesuar modelin e meposhtem Kliko ketu per ta shkarkuar

Koordinatori per te drejten e info

Koordinatori pėr tė drejtėn e informimit i Entit Rregullator tė Energjisė:
 
Znj. Erato Sinani


Email:     Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.    DERGO NJE KERKESE

Adresa:  Bulevardi "Bajram Curri", Rruga "Viktor Eftimiu" Nr.1023, Tirane

Tel&Fax: +355 42222963,  042269590



Orari:        E Hėnė - E Enjte:   08:00 - 16:30

                  E Premte               08:00 - 14:00

logo
Bulevardi "Bajram Curri", Rruga "Viktor Eftimiu" Nr.1023, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese