Njoftim per shtyp 15.09.2010
Enti Rregullator i Energjise shpreh keqardhjen e thelle per menyren se si u trajtua nga nje Televizion Kombetar, nga me te fuqishmit ne vend, ne edicionet e lajmeve te dates 14 Shtator 2010, problem i cmimeve te energjise elektrike te prodhuar nga HEC-et e rinj me fuqi deri 15 MW.
Se pari eshte e rendesishme te theksojme se nxitja e shfrytezimit me perparesi te rezerves se madhe hidroenergjetikene vend perben nje politik zhvillimore te pranuar nga te gjitha qeverite e vendit tone pa dallim te perkatesive politike dhe te konfirmuar ne strategjine kombetare te sektorit te energjise.
Enti Rregullator i Energjise, si i vetmi institucion ne vend per vendosjen e cmimeve dhe tarifave te rregulluara te energjise elektrike, konstatoi se ne vitin 2010 cmimet e energjise elektrike me te cilat HEC-et e rinj me fuqi deri ne 15 MW do te shisnin energjine elektrike te prodhuar perj tyre te kompania publike KESH sh.a. u zvogeluan ne menyre drastike nga 9.2 Lek/kWh ne 6 Lek/kWh. Kjo mbasi metodologjia e llogaritjes se cmimit mbeshtetej ne cmimin e importit te energjise elektrike, qe sikurse dihet gjate vitit 2009, per shkak te zvogelimit te kerkeses per energji, si pasoje e krizes globale, u zvogelua ne menyre te theksuar.
Enti Rregullator i Energjise ne konsultim edhe me institucione te tjera te specializuara, metodologjine e mbeshtetur ne cmimet e imortit e vleresoi te papershtatshme per aplikim ne nje periudhe afatgjate, mbasi ajo per cdo vit do te ndikohej nga variacionet e cmimeve te importit dhe per pasoje nuk garantonte stabilitet dhe siguri per investitoret dhe institucionet financiare kredituese.
Ne keto rrethana ERE i sygjeroi Qeverise nevojen per rishikimin e metodologjise se llogaritjes se cmimit per HEC-et deri ne 15 MW ne menyre qe ajo te bazohej ne kostot e arsyeshme te burimeve hidroenergjetike vendase si dhe ne faktore te tjere te qenesishem qe garantojne nje cmim afatgjate nxites per investitoret nga njera ane, por qe mbrojne gjithashtu edhe interesat e konsumatorit nga ana tjeter. Qeveria e vleresoi te arsyeshme nje propozim te tille , gje e cila eshte bere plotesisht transparente nga ana e kryetarit te ERE-s ne intervisten e transmetuar.
Se shpejti, parimet mbi te cilat mbeshtetet studimi i kryer nga ERE per kete qellim do te behen publike dhe objekt diskutimi nga te gjitha palet e interesuara, perpara se te merret vendimi perkates per miratimin e ketij propozimi.
Per fat te keq kjo interviste u censurua ne menyre te njeanshme qe t’i sherbente interesave politike te dites, duke shtremberuar objektivitetin dhe thelbin racional te intervistes.
ERE gjykon se apeli publik per te dekurajuar politikat nxitese per investime ne nje nga burimet me te rendesishme energjetike kombetare, sikurse eshte hidroenergjia, nuk i sherben interesave kombetare dhe zhvillimit te ketij sektori jetik per ekonomine e vendit. Liria e informimit publik ne demokraci nuk duhet te perdoret si liri e dizinformimit publik, vecanerisht nga institucione te rendesishme mediatike te cilat pretendojne per objektivitet dhe paanshmeri informimi.
Të fundit
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 23.12.2024
21-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 23.12.2024
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.12.2024 “MET Albania” sha
18-12-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.12.2024 “MET Albania” sha
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 20.12.2024
17-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 20.12.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 18.12.2024
16-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 18.12.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 16.12.2024
14-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 16.12.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 13.12.2024
11-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 13.12.2024
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 10.12.2024 “Sunny Side Energy” shpk , tregtim
10-12-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 10.12.2024 “Sunny Side Energy” shpk , tregtim
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 10.12.2024 “Sunny Side Energy” shpk
10-12-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 10.12.2024 “Sunny Side Energy” shpk
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 10.12.2024
07-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 10.12.2024
Lexo më shumë