Pjesemarrja e Kryetarit te ERE-s ne Forumin e VI te Rregullatoreve te Energjise

Expired

Ne date 25 Mars 2010 u zhvillua ne Prage Forumi i 6-te Nderkombetar i Rregullatoreve te Energjise.  Ky forum u organizua nen kujdesin e Ministrit te Industrise dhe Tregtise te Republikes se Çekise Z. Vladimir Tosovsky, Ministrit te Puneve te Brendeshme te  Republikes se Çekise dhe Kryetarit te Entit Rregullator te Çekise Z. Josef Firt.

Ky forum u ndoq nga me shume se 120 eksperte te fushes se energjise.

Ne kete forum ishte ftuar te merrte pjese eshte Kryetari i Entit Rregullator te Shqiperise Z. Bujar Nepravishta, i cili mbajti nje prezantim me teme: Sfidat e sektorit te energjise elektrike ne Shqiperi ne sesionin me titull: Forcimi i Rolit te Rregullatoreve ndaj liberalizimit te tregut.

Ceshtjet kryesore qe u trajtuan ne kete forum e vune theksin ne: Sigurine e furnizmit ne Europe, forcimin e rolit te rregullatoreve ndaj liberalizimit te tregut, parashikimin e cmimeve dhe konsumit te energjise pas krizes, perdorimin e teknologjive te reja ne fushen inxhinjerike, diversifikimin e burimeve dhe investimet e reja, kapacitetet nderkufitare dhe mbrojtjen e  tregjeve ndaj black-outit etj.

Gjithashtu u mireprit idea e krijimit te nje kuadri rregullator te unifikuar ndermjet vendeve te Evropes gje e cila do te siguronte nje rritje te transparences.

Gjate intervaleve te ketij Forumi Z. Nepravishta zhvilloi nje takim me Kryetarin e Rregullatorit te Cekise z. Josef Firt per te cuar me tej marrdheniet bashkepunimit mes ketij Rregullatori dhe ERE-s ne te ardhmen.

Gjithashtu Kryetari i ERE-s u takua dhe me organizatoret e ketij takimi dhe me perfaqesues te tjere pjesemarres ne kete Forum.

logo

Rruga “Irfan Tomini”, Njësia Administrative Nr.7, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese
Ne përdorim cookie

Ne përdorim cookie në faqen tonë të internetit. Disa prej tyre janë thelbësore për funksionimin e faqes, ndërsa të tjera na ndihmojnë të përmirësojmë këtë faqe dhe përvojën e përdoruesit (cookie gjurmimi). Ju mund të vendosni vetë nëse dëshironi t'i lejoni cookie-t apo jo. Ju lutemi vini re se nëse i refuzoni, mund të mos jeni në gjendje të përdorni të gjitha funksionalitetet e faqes.