Formular ankese                                 Bëj një ankesë!

Auction Rules for Capacity Allocation in SEE CAO

 
 Me qëllim thjeshtëzimin e tregut të energjisë elektrike në rajonin e Europës Juglindore, OST përkatëse të këtyre vendeve vendosën të krijonin një zyre të Koordinimit të Ankandeve. Në vijim të procesit të vënies në funksion të Zyrës së Koordinuar të Ankandeve për Europën Juglindore më qendër në Mal të Zi, Podgoricë, janë përgatitur Rregullat e Anakandit të kësaj Zyre. Këto rregulla do hyjnë në fuqi në vitin 2014 dhe do jenë detyruese për gjithë pjesmarrësit e ankandeve. Këto rregulla janë në procesin e konsultimeve dhe si e tillë cdo person I interesuar mund të njihet me këto rregulla (materiali bashkelidhur) dhe të dërgojë komentet pranë zyrave të ERE, apo në adresën e email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., para datës 10.11.2013.

Auction Rules for Capacity Allocation in SEE CAO

Njoftim

 

Sot ne ora 16.00 është mbylluar faza e paraqitjes së aplikimeve për administrator të përkohshëm të shoqërisë CEZ Shpërndarje. Për këtë pozicion kanë aplikuar disa kandidate të cilët  kanë paraqitur dokumentacionin pranë ERE.

Nga ana e ERE është ngritur një grup pune i cili do të shqyrtojë nëse aplikimet  përmbushin kriteret e vendosuara nga ana e Bordit të Komisionerëve të ERE.

Kandidatë që përmbushin kriteret për të qënë administrator të përkohshëm të shoqërisë CEZ Shpërndarje SH.A, do të njoftohen për të patur një takim prezantues me Bordin e Komisionerëve të ERE, të enjten, datë 17.10.2013, ora 10.00.

Konferenca e 12-te per Rregulloret dhe Investimet ne Fushen e Energjise,16-17 Shtator 2013 Tallinn, Estoni

 
 Konferenca e 12-te per Rregulloret dhe Investimet ne Fushen e Energjise, 16-17 Shtator 2013 Tallinn, Estoni

Njoftim per shtyrjen e mbledhjes se Bordit te dates 05.07.2013 per ne daten 08.07.2013 ora 10:00

Njoftim per shtyrjen e mbledhjes se Bordit te dates 05.07.2013 per ne daten 08.07.2013 ora 10:00

Njoftim

 
 Njoftojme se pika e pare e mbledhjes se ditës se Hene datë.28.01.2013, ora10:00, ne lidhje me "Miratimin e struktures  se propozuar nga CEZ Shperndarje per administrimin e perkoheshem" do te shtyhet per arsye teknike.

Njoftim

 
 Njoftojme se pika e pare e mbledhjes se ditës se Hene datë.28.01.2013, ora10:00, ne lidhje me "Miratimin e struktures  se propozuar nga CEZ Shperndarje per administrimin e perkoheshem" do te shtyhet per arsye teknike.
 

Njoftim "Per Kontraktimin e nje Konsulenti Nderkombetar per rastin e Cez Shperndarje, qe do te asistoje Entin Rregullator te Energjise (ERE)"


“PËR KONTRAKTIMIN E NJË KONSULENTI NDËRKOMBËTAR PËR RASTIN E CEZ SHPËRNDARJE, QË DO TË ASISTOJË ENTIN RREGULLATOR TË ENERGJISË (ERE)”

Enti Rregullator i Energjisë, me shkresën nr. 683/3 Prot., datë 31.10.2012,  ka kërkuar nga Avokatura e Shtetit fillimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e një konsulenti ndërkombëtar, i cili do të kishte mundësi reale të ofronte konsulencë të kënaqshme në fushën e licencimit në sektorin energjetik, në përputhje me Kreun IV të vendimit nr. 392, datë 08.04.2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e Avokatëve të Shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”.

Avokatura e Shtetit, pasi ka shqyrtuar rastin, me shkresën nr. 1705/9 Prot., datë 31.10.2012 drejtuar Ministrit të Drejtësisë, ka kërkuar kontraktimin e një konsulenti, për të ofruar konsulencë për Entin Rregullator të Energjisë, me qëllim asistimin për arritjen e një marrëveshje me shoqërinë CEZ Shpërndarje sh.a.. Kërkesës së Avokaturës së Shtetit drejtuar Ministrit të Drejtësisë, i bashkëngjitet edhe kërkesa e titullarit të administratës publike  për kontraktimin e një konsulenti (shkresa nr. 683/3 Prot., datë 31.10.2012 e Kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë).

Duke mbajtur në konsideratë vlerësimet e bëra në shkresën nr. 1705/9 Prot. , datë 31.10.2012 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit dhe shkresën nr. 683/3 Prot., datë 31.10.2012 të Kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë, ku specifikohet nevoja e kontraktimit të një konsulenti ndërkombëtar për të asistuar Entin Rregullator të Energjisë për rastin e CEZ Shpërndarje, vlerësoj se:
1-    kjo çështje është me rëndësi të veçantë për interesat e shtetit dhe për moscenimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve tariforë.
2-    kjo çështje është shumë e vështirë për t’u ndjekur nga Avokatura e Shtetit, për shkak të kompleksitetit shumë të madh të çështjes, si dhe nevojës për njohuri mbi praktikën ndërkombëtare në fushën e licencimit në sektorin e energjisë.
3-    për këtë çështje organi i administratës publike (Enti Rregullator i Energjisë) ka çmuar të paraqesë kërkesë për fillimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e një konsulenti, i cili do t’i asistojë dhe ndihmojë lidhur me rastin e CEZ Shpërndarje.

Në këtë kuadër, në përputhje me ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit” dhe paragrafin 1, të nenit 18, të Rregullores bashkëlidhur vendimit nr. 392, datë 08.04.2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e Avokatëve të Shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”, me Urdhrin nr. 6792/5, datë 01.11.2012 të Ministrit të Drejtësisë “Për fillimin e procedurave për kontraktimin e një konsulenti ndërkombëtar për rastin e CEZ Shpërndarje, që do të asistojë Entin Rregullator të Energjisë (ERE)”, është urdhëruar fillimi i procedurave për kontraktimin e një konsulenti ndërkombëtar, për t’i ofruar Entit Rregullator tw Energjisw konsulencë në fushën e licencimit në sektorin elektroenergjetik, duke qenë se kjo çështje ka një natyrë të veçantë dhe të ndërlikuar juridike, si dhe kërkon njohuri të specializuar në fushën ligjore dhe financiare në sektorin elektroenergjetik.

Për këtë qëllim, në urdhrin nr. 6792/5, datë 01.11.2012 të Ministrit të Drejtësisë është ngritur Komisioni i Përzgjedhjes, i cili do të vlerësojë ofertat dhe do t’i paraqes Ministrit të Drejtësisë një raport të hollësishëm mbi klasfifikimin përfundimtar, sipas pikëve të marra nga cdo kandidat për konsulent. Për informacione më të hollësishme lidhur me konkurimin referojuni Kreut IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 392, datë 08.04.2009 “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”.

Më poshtë gjendet dokumentacioni i plotë mbi këtë çështje dhe procesin e konkurimit.

1.    FTESËN PËR OFERTË nr. 6792/7 Prot., datë 01.11.2012

2.    Urdhri Ministrit Nr. 6792/2, datë 01.11.2012

3.    Urdhri i Ministrit Nr. 6792/5, datë 01.11.2012

4.    Ligji nr. 10018, datë 13.11.2008 "Për Avokaturën e Shtetit"

5.    Vendimi nr. 392, datë 08.04.2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e Avokatëve të Shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”

Njoftim per Shtyrjen e Mbledhjes se Bordi te dates 22.10.2012

 
Enti Rregullator i Energjise, njofton shtyrjen e  mbledhjes se parashikuar per tu zhvilluar ne daten 22 tetor 2012, ne lidhje me fillimin e proçedurave per heqjen e Licenses per Shpërndarjen e Energjise Elektrike shoqerise CEZ Shperndarje sh.a. per arsye te përfundimit te analizes se te dhenave dhe argumentave plotësuese te kërkuara nga ana e ERE-s per CEZ Shperndarje si dhe rakordimit me institucionet nderkombetare, me qellim minimizimin e kostove dhe gjetjen e nje zgjidhje sa me te drejte qe nuk do te cenonte garantimin e sigurise se furnizimit me energji elektrike dhe mbrojtjen e interesave te konsumatoreve.

Faleminderit !

Njoftim per organizimin e Konferences date 29 tetor 2012,Hotel Sheraton

 
 Enti Rregullator i Energjisë, nen kujdesin e Sh.T. Z. Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë dhe Qeverisë Norvegjeze, organizon ne daten 29 Tetor 2012, Hotel Sheraton Tirana, Konferencën me teme:

"Tregu dhe Infrastruktura Energjetike drejt Integrimit: Paketa e 3-të e BE për Energjinë – Implikime për Zhvillimin e Sektorit Shqiptar të Energjisë"

Kjo konferencë synon të informojë pjesëmarrësit rreth Paketës së 3-të të BE për Energjinë dhe ndikimit të saj në sektorin energjetik shqiptar. Sh.T. Z. Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë, do të hapë konferencën dhe do të japë një vështrim të përgjithshëm mbi klimën ekonomike dhe investimet e huaja në sektorin energjitik në Shqipëri. Përfaqësues të lartë të Qeverisë, Komisionit Europian dhe Qeverisë Norvegjeze do të ndajnë përvojat e tyre si drejtues të reformave rrënjësore në sektorin energjetik. Midis pjesëmarrësve do të ketë përfaqësues nga institucionet shqiptare dhe rajonale, institucionet multilaterale ndërkombëtare, sektori privat, dhe shoqatat e biznesit.

Axhenda

Ftesa

Njoftim

Njoftim per shtyrjen e mbledhjes se bordit te dates 10 Shtator ne date 11 shtator ora 11:00

Njoftim

 
 Njoftojme se Mbledhja e Bordit te Komisionereve e dates 27.07.2012 do te zhvillohet ne date 31.07.2012 ora 10:00.
logo
Bulevardi "Bajram Curri", Rruga "Viktor Eftimiu" Nr.1023, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese