Formular ankese                                 Bëj një ankesë!

Njoftim

 
 Njoftojme se Mbledhja e Bordit te Komisionereve e dates 27.07.2012 do te zhvillohet ne date 31.07.2012 ora 10:00.

Njoftim per miratimin e disa ndryshimeve ne Rregullat e Tregut te Energjise Elektrike

 
 Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 16.07.2012, mbasi shqyrtoi propozimin e Drejtorive Teknike për disa ndryshime ne Rregullat e Tregut te Energjisë Elektrike, Vendosi të miratojë ndryshimet në Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike. Per me shume lexo vendimin...Vendim nr.93
 

Njoftim per mbledhjen e Bordit të Komisionerëve

 
Në zbatim të nenit 7 të Ligjit Nr.9072, datë 22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 9 të Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Brendshëm të Entit Rregullator të Energjisë të miratuar me vendimin Nr. 141, datë 24.12.2008 dhe nenit 14 të Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s, ju njoftoj se ditën e Merkure datë 06.06.2012, ora 10.00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Komisionerëve sipas këtij rendi dite:   Kliko per materialin e plote

Udhezues per Menaxhimin dhe Alokimin e Kapaciteteve ne Projektin TAP

 
 Ne mbledhjen e Bordit te Komisionereve te ERE-s date 23.04.2012 u miratua "Udhezuesi per Menaxhimin dhe Alokimin e Kapaciteteve ne Projektin TAP"   Rregullore Licensimit te Gazit Natyror
Udhezues per Menaxhimin dhe Alokimin e Kapaciteteve ne Projektin TAP

ERE vleresohet me Cmimin Europian per Mbrojtjen e konsumatoreve Shqiptare nga Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit

 
Ne date 15 Mars 2012 ne Diten Europiane te Mbrojtjes se Konsumatorit Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit (ZMK) vleresoi me Cmimin Europian per Mbrojtjen e konsumatoreve Shqiptare per vitin 2011, Entin Rregullator te Energjise.
Ky cmim erdhi ne vleresim te punes se ERE-s për trajtimin me përkushtim, transparence, paanshmëri dhe brenda afateve ligjore të ankesave të konsumatorëve, si dhe për realizimin e një proçesi transparent dhe gjithë përfshirës, ne miratimin e Kontratës së Furnizimit të Klientëve Tarifore dhe Rregullores për Cilësinë e Shërbimit të Shpërndarjes dhe Furnizimit të energjisë elektrike.

ERE është vlerësuar posaçërisht pasi ne hartimin e këtyre Dokumenteve te rëndësishëm, ka marre parasysh detyrimet e përcaktuara ne Direktivën 2003/54/EC te Parlamentit Europian dhe rekomandimet e Sekretariatit te Komunitetit te Energjise si dhe ka respektuar Standardet Ndërkombëtare te trajtimit te ankesave te konsumatoreve ISO - 10001 dhe ISO - 10002.

Këto dy dokumente kane për qellim ekuilibrimin sa me mire te te drejtave dhe detyrimeve reciproke midis konsumatoreve dhe Kompanisë se Shpërndarjes duke garantuar një mbrojtje me te plote te interesave te konsumatoreve ne marrëdhënien e tij me kompaninë.

Gjithashtu, për here te pare këto, dy Dokumente krijojne kushtet e nje sherbimi te garantuar per furnizim te panderprere me energji elektrike te konsumatoreve ne sistemin e shperndarjes se energjise elektrike dhe percaktojne standartet minimale te cilesise se sherbimit te ofruar.

Nje vleresim te vecante ne drejtim te punes se ERE-s per mbrojtjen e konsumatorit u konsiderua dhe mosndryshimi i cmimit te energjise elektrike per vititn 2012 per konsumatoret shqiptare.

Workshop mbi Tregun e energjise elektrike dhe Rregullimin ne Shqiperi dhe Evropen Juglindore

 
Ne daten 1 Shkurt 2012 u zhvillua ne Tirane nje Workshop mbi Tregun e Energjise elektrike dhe rregullimin ne Shqiperi dhe Evropen Juglindore nen kujdesin e vecante te Kryeministrit te Shqiperise Z. Sali Berisha, si dhe me bashkepunimin e ERE-s dhe kompanise norvegjeze Statkraft, me pjesemarrjen e Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Z. Nasip Naco.   Ne fjalen e tij Kryeministri Berisha tha se liberalizimi i tregut të energjisë është një nga drejtimet kryesore të përpjekjeve të Qeverisë në fushën e energjisë, pasi energjia përbën drejtimin themelor në projektin Shqipëria, një vend me zhvillim të qëndrueshëm dhe se qeveria është e vendosur të zbatojë standardet më liberale në Europë, në tregun energjetik.   Kryetari i ERE-s Z. Sokol Ramadani foli mbi modelin e tregut ne Shqiperi dhe rolin e punen e kryer nga ERE ne baze te ketij model.   Ky model i hapi rrugen privatizimit te sektorit te shperndarjes dhe funksionimit te tregut ne perputhje me parimet e konkurrences se lire. Ne baze te ketij modeli u perpunua i tere legjislacioni sekondar, kryesisht Rregullat e tregut, metodologjite e reja te cmimeve dhe tarifave dhe njekohesisht rregullorja per leshimin e certifikatave te origjines per energjine elektrike nga burime te rinovueshmme, per te krijuar nje ambjent sa me atraktiv per investime te reja ne gjenerimin e energjise elektrike nga keto burime.   Gjithashtu edhe Ministri Naco shprehu arritjet e deritanishem dhe zhvillimet ne tregun e energjise elektrike si dhe theksoi gadishmerine e Qeverise dhe politikat e saj per mbeshtetjen investimeve ne sektorin e energjise neprmjet paketes legjislative qe pritet te miratohet per energjine. Zev.Drejtoresha e Statkraft Zj. Tima Iyer e vuri theksin tek rendesia e ketij workshopi qe do te luaje nje rol ne promovimin e mundesive, per krijimin e nje ambjenti krejt transparent ne kryerjen e investimeve ne sektorin e energjise elektrike dhe qe te tilla aktivitete te kthehen ne shkembim eksperience dhe analiza me te detajuar te sektorit te energjise ne vend, te funksionimit te tregut ne Shqiperi dhe nepemjet hapave te metejshme qe do te identifikohen ne fund te ketij aktiviteti te merren vendime te rendesishme per te gjitha palet e interesuara.   Axhenda     Foto                                                Prezantimet    Claus Urbanke - Market Integration    Devoll Hydro Power Presentation_ February 01.2011    Luan Aranitasi_APS - OST sh.a. - v1    Next steps Sokol Ramadani ERE 1.2.2012    Statkraft presentation Torbjorn Sletten-1-2-2012-kort    Tima Iyer- Senior Vice President International Hydropower-Statkraft      Wholesale Power Market Plamen Popov 120201 pre ppo Tirana Feb12 fv   

Takim i Kryetarit te ERE-s me Ambasadorin e Ambasades Italiane ne Tirane Z. Gaiani

 

Ne date 12 Janar 2012 u zhvillua nje takim mes Kryetarit te ERE-s Z. Ramadani dhe Ambasadorit te Ambasades Italiane ne Tirane Z. Gaiani.

Ne takim u diskutua mbi rendesine e vendosjes se nje mardhenie bashkepunimi mes ketyre institucione persaperket sektorit te energjise ne Shqiperi dhe rolit te Rregullatorit ne kete sektor.

Nga ana e Ambasadorit Italian u shpreh mbi rendesine e nxitjes se investimeve te huaja ne kete sektor, ndertimi i linjes nen-ujore me Italine, marrveshjet nder-qeveritare mes dy vendeve tona si dhe marrveshjet bilaterale mes dy Rregullatoreve.

Nga ana e Kryetarit te ERE-s u be nje pershkrim i shkurter i sektorit te energjise ne Shqiperi, dhe rolit te rregullatorit dhe sfidat qe shfaqen perpara tij dhe nevojat qe ka ERE aktualisht ne drejtim te energjive te rinovueshme, tregut te energjise, cilesise se sherbimit, harmonizmit te legjislacionin me vendet e zhvilluara te BE-se etj.

Gjithashtu u diskutua dhe Projekti IPA Cross Border Adriatik dhe perfitimet qe do te sillte ky projekt per forcimin e kapaciteteve dhe ngritjes institucionale te Rregullatorit. Si dhe ne drejtim harmonizmit te legjislacionit me vendet fqinje dhe ato te BE-se, fuksionimin e tregut te energjise, praktikat per mbrojtjen e konsumatoreve, per energjine e rinovueshme dhe investimet lidhur me to, si dhe per forcimin e bashkepunimit ne rajon e me gjere.

Persaperket fushes se gazit dhe projektit TAP u sigurua nga te dy palet se do te punohet me tej per ta nxitur zhvillimin e ketij projekti me avantazhe per te dyja vendet tona.

Nga te dy palet u ra dakort se bashkepunimi i nisur ndermjet dy paleve do te vazhdoje edhe ne te ardhmen perfshire shkembimin e eksperiencave te rregullatoreve te te dy vendeve dhe krijimin e nje klime te pershtatshme investimesh per investitoret privat ne sektorin e energjise.

Njoftim

 
Ne vijim te komunikimeve me median dhe publikun, Enti Rregullator i Energjise do te publikoje se shpejti ne faqen e web-it, njoftimin per daten dhe oren per zhvillimin e mbledhjes se Bordit te Komisionereve per miratimin e tarifave dhe cmimeve te energjise elektrike per Periudhen e Trete Rregullatore 2012-2014.

Njoftim per zhvillimin e mbledhjes se miratimit te tarifave dhe cmimeve te energjise elektrike

Enti Rregullator i Energjise njofton te gjithe konsumatoret e energjise elektrike se mbledhja e radhes e Bordit te Komisionereve per miratimin e tarifave dhe cmimeve te energjise elektrike per Periudhen e Trete Rregullatore, do te zhvillohet diten e enjte, date 15 Dhjetor, ora 12:00, prane ambjenteve te ERE-se.

Njoftim

 

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) njofton se në mbledhjen e datës 06.12.2011, ora 10.00 të Bordit të Komisionerëve, u miratuan çështjet si më poshtë:

1.      Mbi caktimin e KPMG-së në cilësinë e ekspertit që do të përfaqësojë ERE-n në Panelin Rishikues të kërkuar nga Çez Shpërndarje sh.a.  2.      Mbi kërkesën e shoqërisë “SNOW ENERGY” sh.p.k, për fillim procedure për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Koka 1”,  3.      Mbi kërkesën e shoqërisë “SNOW ENERGY” sh.p.k, për fillim procedure për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të energjisë elektrike,  4.      Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC – ULËZ SHKOPET” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Ulëz” dhe HEC “Shkopet”,  5.      Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC – ULËZ SHKOPET” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të energjisë elektrike,  6.      Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC LANABREGAS” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Lanabregas”,  7.      Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC LANABREGAS” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të energjisë elektrike,  8.      Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC BISTRICA 1&2” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Bistrica 1” dhe HEC “Bistrica 2”,  9.      Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC BISTRICA 1&2” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të energjisë elektrike.  

                                            KRYETARI

                                       Sokol RAMADANI

Njoftim per Mbledhje Bordi date 07.12.2011

 

Në zbatim të nenit 7 të Ligjit Nr.9072, datë 22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 9 të Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Brendshëm të Entit Rregullator të Energjisë të miratuar me vendimin Nr. 141, datë 24.12.2008 dhe nenit 14 të Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s, ju njoftoj se ditën e Mërkurë datë 07.12.2011, ora 12.30, zhvillohet mbledhja e Bordit të Komisionerëve sipas këtij rendi dite:  

1.      Lidhur me miratimin e Planit të Investimeve për periudhën e Tretë Rregullatore (2012 – 2014) të KESH sh.a,

2.      Lidhur me miratimin e Planit të Investimeve të OST sh.a për periudhën e Tretë Rregullatore (2012 – 2014),

3.      Lidhur me miratimin e Planit të Investimeve për periudhën e Tretë Rregullatore (2012 – 2014) të ÇEZ Shpërndarje sh.a,

4.      Për llogaritjen e Tarifave të Prodhimit dhe Shërbimeve të Furnizimit me Shumicë, Transferimit, Shpërndarjes, Furnizimit me pakicë dhe të Çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët tariforë për periudhën e Tretë Rregullatore (2012 – 2014).

Enti Rregullator i Energjise njofton se Mbledhja e Bordit te Komisionereve te ERE-s e dates 11.11.2011 do te shtyhet.

Enti Rregullator i Energjise njofton se Mbledhja e Bordit te Komisionereve te ERE-s e dates 11.11.2011, nuk do te zhvillohet per arsye te impenjimeve nderinstitucionale te anetareve te Bordit dhe ne pamundesi te realizimit te saj ne kete date, ajo shtyhet per ne daten 16.11.2011 ora 10.00.

Permbajtja e Rendit te Dites te kesaj mbledhjeje eshte si vijon:

1.      Mbi kërkesën e shoqërisë “ALBANIAN CHROME” sh.p.k për marrjen e statusit të Klientit Tarifor, 2.      Mbi kërkesën e shoqërisë “DITEKO” sh.p.k për kualifikimin e impiantit prodhues si burim i rinovueshëm energjie, 3.      Mbi kërkesën e shoqërisë “DITEKO” sh.p.k, për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të energjisë elektrike, 4.      Mbi kërkesën e shoqërisë “DITEKO” sh.p.k, për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të energjisë elektrike. 

Njoftim per vendimet e miratuaranga bordi i komisionereve ne mbledhjen e bordit te dates 17.10.2011

 

ERE njofton se Bordi i Komisionereve ne mbledhjen e tij  te dates 17.10.2011 vendosi te  miratoj si vijon:

1.      Disa shtesa dhe ndryshime në Rregullat e Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s,   2.      Kërkesën e shoqërisë “HP OSTROVICA ENERGY” sh.p.k, për kualifikimin e impianteve prodhues (Hec – Faqekuq 1 dhe Faqekuq 2) si burime të rinovueshëm Energjie,   3.      Kërkesën e shoqërisë “SELCA ENERGY” sh.p.k, për transferim të asetit “Hec – Selca”,   4.      Kërkesën e shoqërisë “ERMA MP” sh.p.k, për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të Energjisë Elektrike nga Hec “Çarshovë”,   5.      Kërkesën e shoqërisë “ERMA MP” sh.p.k, për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të Energjisë Elektrike,     Ndërsa për  kërkesën e shoqërisë “UNION EOLICA ALBANIA” sh.p.k, për shtyerjen e afateve të liçensës Nr.62, Seria NPM08P, për shkak te pamundësise se vazhdimit te mbledhjes për arsye teknike, do te trajtohet ne mbledhjen me te afërt te Bordit te Komisionerëve.

Shtyhet orari per mbledhjen e Bordit, date 30.09.2011

 

Ju komunikoj se mbledhja e Bordit e dates 30.09.2011 do te shtyhet ne oren 13.20, date 30.09.2011.

Njoftim per Lidhjet e Reja date 01.06.2011

Enti Rregullator i Energjisë në mbeshtetje të nenit 25, të Rregullave të Praktikes dhe Procedurave te ERE-s, te miratuara me vendimin e Bordit te Komisionereve te ERE-s, nr.21, datë 18.03.2009 është në fazën e miratimit të “Rregullores për Lidhjet e Reja në Sistemin e Shpërndarjes”, “Marrëveshjes për Lidhjen e Re” dhe “Formularit të Aplikimit për Lidhje të Re” të dërguara në ERE nga CEZ Shpërndarje sh.a. Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes për t`u njohur me këtë draft, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 15 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit. Me këtë draft mund të njiheni në zyrat e ERE-s (në Drejtorite Juridike dhe Mbrojtjes se Konsumatorit  dhe ate te Liçensimit & Monitorimit te Tregut) në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta ” Nr.10, pranë Qendrës Gjeofizike, Kati III,  Tiranë, si dhe në faqen tonë të web-it:  Rregullore për Lidhjet e Reja në Sistemin e Shpërndarjes Marreveshja per Lidhje te Re Formulari Aplikimit per Lidhje te Re

DPM,_Për shërbimin e kontrollit fillestar dhe periodik të matësve të energjisë elektrike_.DRAFT KONTRATE

 
Ne zbatim te ligjit nr.10362, date 16.12.2010 " Per disa ndryshime ne ligjin nr.9072, date 22.5.2003 " Per sektorin e energjise elektrike", te ndryshuar, autorizohet ERE-ja te miratoje kontraten tip per sherbimin e kontrollit fillestar dhe atij periodik te aparateve mates te propozuar nga DPM. Para se ERE-ja te finalizoje procesin e miratimit te ketij akti vlereson me mjaft interes komentet apo sugjerimet nga palet e interesuara deri ne daten 26.4.2011. DPM, per sherbimin e kontrollit fillestar dhe periodik te matesve te energjise elektrike, DRAFT KONTRATE

 
 

10 Vjetori i Konferences se Investimeve per Energjine dhe Rregullimet

 
organizohet nga ERRA (Shoqata rajonale e Rregullimit te Energjise)  http://www.erranet.org/

Njoftim per marrje mendimi nga palet e interesuara ne lidhje me Rregullat dhe Procedurat Standarte per Faturimin e Demit Ekonomik

 
Njoftim per marrje mendimi nga palet e interesuara ne lidhje me Rregullat dhe Procedurat Standarte per Faturimin e Demit Ekonomik Rregullat dhe Procedurat Standarte per Faturimin e Demit Ekonomik    
 
 

Njoftim per kontraten e furnizimit me energji elektrike ndermjet konsumatoreve tarifor dhe Kompanise qe kryen aktivitetin e furnizimit me energji elektrike

 
Enti Rregullator i Energjise ka detyrimin ligjor  te miratoje kontraten e furnizimit me energji elektrike ndermjet konsumatoreve tarifor dhe Kompanise qe kryen aktivitetin e furnizimit me energji elektrike. Per kete ne daten 11.02.2011, ora 10:00 , prane ERE-es do te zhvillohet nje takim me perfaqesuesit e paleve te interesuara, qe kane depozituar prane ERE-es komentet dhe verejtjet e tyre , per te cilat propozojne te konsiderohen ne permbajtjen e kontrates. Per te realizuar  nje proces publik, transparent dhe gjithperfshires takimi do te jete i hapur ku do te mirpritet cdo koment dhe sugjerim nga pjesmarresit . 

Anullimi perfundimtar i te gjitha faturave me emertimin “dem ekonomik” apo “energji e pamatur”.

 

Deklaratë për Shtyp Enti Rregullator i Energjise, u ben me dije te gjithe konsumatoreve se:       1.      Kompania CEZ Shperndarje ka kryer anullimim e te gjitha faturimeve te kryera konsumatoreve me emertimin “dem ekonomik” apo “energji e pamatur”.   2.      Ftohen te gjithe konsumatoret qe te konsultojne web site-in e CEZ Shperndarje, ne adresen:http://www.cez.al/al/media/lajmet-e-fundit/, per te verifikuar kontratat per te cilat eshte kryer  anullimi.  

ERE do te monitorojë te gjithe veprimet e CEZ Shpërndarje Sh.a. për zgjidhjen e këtij problemi.

Njoftim per marrje mendimi nga palet e interesuara ne lidhje me Rregullat e Alokimit te Kapaciteteve te Interkonjeksionitit

 
E RENDESISHME : JANE TE FTUAR TE GJITHA PALET E INTERESUARA TE SHPREHIN KOMENTET E TYRE  BRENDA 10 DITEVE.    OST sh.a me shkresën nr. 1792/2, datë 22.07.2010, në zbatim të Kapitullit X të vendimit nr. 68, datë 23.06.2008 të ERE-s “Rregullat e Tregut Shqiptar të Energjisë Elektrike”, i ndryshuar, ka paraqitur për miratim në ERE, draftin për “Rregullat për Alokimin e Kapaciteteve të Interkonjeksioneve.”    Për sa sipër, Enti Rregullator i Energjisë në mbeshtetje të nenit 25, të Rregullave të Praktikes dhe Procedurave te ERE-s, te miratuara me vendimin e Bordit te Komisionereve te ERE-s, nr.21, datë 18.03.2009 ka përgatitur draftin e ripunuar me sugjerimet e palëve të interesuara dhe është në fazën e miratimit të tij.    Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes për t`u njohur me këtë draft, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit.    Draft, Rregullat per Alokimin e Kapaciteteve te Interkonjeksioneve
 
 

Mbi fillimin e procedurave nga ERE per miratimin e Rregullores per Cilesine e Sherbimit te Shperndarjes dhe Shitjes se Energjise Elekt. dhe Kushtet e Pergjith. te Kontrates se Furnizimit me Energji Elek. per Klientet Familjare dhe Jofamiljare

 
E RENDESISHME : JANE TE FTUAR TE GJITHA PALET E INTERESUARA TE SHPREHIN KOMENTET E TYRE NE LIDHJE ME MATERIALET E PARAQITURA BRENDA DATES 31 JANAR 2011.   Bordi i Komisionereve te Enti Rregullator i Energjise, ne mbledhjen e tij te dates 27.12.2010, vendosi te filloje procedurat per miratimin e:    1-   Rregullores per Cilesine e Sherbimit te Shperndarjes dhe Shitjes se Energjise Elektrike;    2-  Kushtet e Pergjithshme te Kontrates se Furnizimit me energji elektrike per klientet tarifore familjare dhe jofamiljare.   Rregullorja per Cilesine e Sherbimit te Shperndarjes dhe Shitjes se Energjise Elektrike, ka per qellim te krijoje kushtet e nje sherbimi te garantuar per furnizim te panderprere me energji elektrike, te konsumatoreve ne sistemin e shperndarjes se energjise elektrike dhe te percaktoje treguesit e cilesise se furnizimit me energji elektrike te tyre ne perputhje me kerkesat e kesaj rregulloreje. Gjithashtu per here te pare ne kete Rregullore jane percaktuar rregullat dhe detyrimet e ndersjellta ne rastet e mosrespektimit te detyrimeve te furnizuesit me energji elektrike dhe perfituesit te sherbimit, sipas kerkesave te kesaj rregulloreje.             Kjo Draft Rregullore eshte e ndare ne tre pjese:     -                             Rregullat e vazhdueshmerise se Furnizimit;    -                             Rregullat per cilesine tregtare te Sherbimit;    -                             Rregullat per cilesine e Tensionit     Ne kushtet aktuale, pas procesit te privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, duke marre ne konsiderate detyrimin sipas Deklarates Rregullatore per miratimin e kushteve te reja te cilesise se sherbimit te furnizimit me energji elektrike te konsumatorit, ERE e vlereson te nevojshme rishikimin e kontrates aktuale te Furnizimit me Energji Elektrike te Klienteve Fundore Familjare dhe Jofamiljare. Nderhyrja ne te ka qellim permiresimin dhe pershtatjen e saj me standartet e reja qe pritet te miratohen duke garantuar nje mbrojtje me te plote te konsumatorit ne marredhenien e tij me kompanine. Kjo kontrate u hartua duke marre parasysh ekulibrimin sa me mire te te drejtave dhe detyrime reciproke midis paleve (konsumator – kompani) si dhe duke u konsultuar me eksperiencat e vendeve europiane (kontrata te vendeve te ndryshme).     Nisur nga rendesia e madhe qe kane per konsumatoret dhe mbare opinionin publik Rregullorja per Cilesine e Sherbimit te Shperndarjes dhe Shitjes se Energjise Elektrike dhe Kontrata e Furnizimit me Energji Elektrike, ERE njofton te gjithe konsumatoret se miratimi i ketyre dokumentave do te behet nepermjet procedurave transparente dhe gjitheperfshirese.      Keto procedura konsistojne ne publikimin online (ne website e ERE-s dhe mediatik te ketyre dokumentave. Pas kesaj do te kete nje proces te konsultimit me Kompanine CEZ Shperndarje Sh.a dhe opinionit publik, nepermjet organizimit te seancave teknike dhe seancave degjimore publike, ku te jene te ftuar te gjithe grupet e interesit. Keto dokumente do te jene te hapura per konsultim me publikun deri ne 31 janar 2011.       Pas perfundimit te ketij afati, ERE konform Rregullores se Praktikes Procedurave, do te shqyrtoje te gjitha komentet e bera nga palet e interesuara dhe do te procedoje me miratimin e tyre.   Rregullore e Cilesise se Sherbimit te Shperndarjes dhe Shitjes se Energjise Elektrike Tabelat per Cilesine e Sherbimit Draft Kontrata e Furnizimit me Energji Elektrike te Klienteve Tarifor

Njoftim per shtyp date 12.11.2010

 
Kryetari i ERE-s pergenjeshtron krejtesisht si te pa vertete deklarimin ne titullin e nje te perditeshme te dites se sotme, se gjoja ai ne intervisten dhene kesaj gazete ka thene: “Do te kemi rritje tjeter te cmimit te energjise me 2011-n”.   Kryetari i ERE-s shpreh keqardhjen qe nje gazetar i specializuar i rubrikes ekonomike te kesaj gazete, te formuloje ne menyre aspak te ndershme dhe profesionale nje deklarate te pavertete e cila dizinformon ne menyre tendencioze opinionin e gjere publik ne nje nga ndjeshmerite e tij me te medha sic eshte cmimi i energjise elektrike.   Kryetari i ERE-s ne menyre transparente dhe profesionale ka spjeguar  ne intervisten e tije se cilet jane faktoret qe ndikojne ne cmimin e energjise elektrike dhe cilat jane procedurat dhe aplikimet per caktimin e cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike, ndersa deklarimi se gjoja do te kete rritje te cmimit te energjise elektrike eshte vetem nje sajese e kesaj te perditeshme

Hidrocentrali i Bishnices nje veper bashkekohore elektroenergjetike

 
  Ne daten 4 Nentor 2010,  Kryetari i ERE-s Z. Bujar Nepravishta, se bashku me drejtues te tjere te ERE-s beri nje vizite pune ne Hidrocentralin e Bishnices, ne rrethin e Pogradecit, i cili eshte HEC-i me i ri i futur ne shfrytezim, si investim privat, mbi bazen e nje kontrate koncensionare. HEC-i i Bishnices eshte ndertuar ne fshatin Bishnice,  mbi rjedhen e nje dege te lumit Shkumbin dhe ka nje fuqi te instaluar prej 2500 kW dhe nje prodhim vjetor te energjise elektrike 10 – 15 milion kWh ne vit.  Ky  HEC, nga pikpamja e zgjidhjes konstruktive, perfaqson misherimin me te plote te konceptit klasik te nje HEC-i me derivacion,  mbasi perbehet nga vepra e marrjes, nje dige me lartesi 10 m dhe nje ujembledhesi ne formen e nje liqeni te vogel, kanalit te derivacionit prej betoni me gjatesi 3.5 km, i cili eshte pjeserisht i mbuluar, dekantuesit, tubacionit prej celiku me presion 35 Bar, godines se centralit ku jane instaluar 2 agregat me turbina tip “Pelton” dhe  me gjeneratore sinkron me fuqi te instaluar 1250 KW seicili, n/stacionit ngrites elektrik 10/110 kV me dy transformatore fuqie nga 2500 kVA seicili, si dhe nje linje elektrike ajrore transmetimi me tension 110 kV.  Nga pikpamja teknologjike, ky HEC perfaqson standartet me te larta bashkekohore te realizimit te objekteve te kesaj natyre ne bote. Ai eshte krejtesisht i automatizuar, kontrollohet dhe komandohet ne distance, ne saje te komunikimit me internet, dhe mund te shfrytezohet pa personel shfrytezimi. Pajisjet hidromekanike, elektroenergjetike dhe te kontroll-komandimit jane prodhime te firmave me te njohura perendimore.  Ne programet per te arthmen, investitori, Z. Refat Mustafaraj  shprehet se ne kompozimin e centralit dhe nenobjekteve te tije eshte parashikuar edhe shtimi se shpejti i kapacitetit prodhues me 30%, nepermjet instalimit te nje agregati te trete turbine- gjenerator me fuqi 1250 kW.  Ne fotot bashkelidhur paraqiten pamje te centralit dhe gjithe nenobjekteve te tije.  Gjate rruges per ne HEC-in e Bishnices, perfaqsuesit e ERE-s, pane me shume kenaqesi, shkallen teper te te avancuar te punimeve per ndertimin e HEC-it te Sllabinjes mbi lumin Shkumbin, me fuqi te instaluar 9500 kW , gjithashtu nje investim privat, qe realizohet nga investitor shqiptar, mbi bazen e nje marveshjeje koncensionare dhe qe parashikohet te vihet ne shfrytezim, sipas nje teknologjie bashkekohore, ne 6 mujorin e pare te vitit 2011.   Nga kjo vizite pune, perfaqsuesit e ERE-s krijuan bindjen, se HEC-et e rinj te Tervolit, Dishnices, Lubonjes  dhe Bishnices, te futur tashme ne shfrytezim, me nje fuqi totale te instaluar prej 15,500 kW si dhe HEC-i ne ndertim i Sllabinjes, me kapacitet 9,500 kW, i cili vihet ne shfrytezim ne vitin 2011 dhe e shpije kapacitetin e instaluar nga keta 5 HEC-e te rinj, te dhen me koncension ne 25,000 kW, me nje  prodhimtari vjetore nga 100 – 125 milion kWh ne vit, perfaqsojne nje garanci te sigurte, ne suksesin e politikes se shfrytezimit te rezerves se madhe hidroenergjetike te vendit nepermjet investimeve private te realizuara me kontrata koncensionare. ERE veren me kenaqesi, se ne procesin e ndertimit te HEC-eve te rinj te dhen me koncension po vazhdojne punimet ne shkalle te ndryshme avancimi, ne mbi 20 hidrocentrale.                   

Mbi Konferencen Nderkombetare me teme ”Sektori Shqiptar i Energjise, Sfidat dhe Roli Rregullator”.

Enti Rregullator i Energjise,me rastin e 15 vjetorit te krijimit te ketij Institucioni, ne daten 7 Tetor 2010, organizoi Konferencen Nderkombetare me teme ”Sektori Shqiptar i Energjise, Sfidat dhe Roli Rregullator”. Ne  kete Konference moren pjese Zv/ Kryeministri dhe Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Z. Ilir Meta, Zv/Ministra te fushes, autoritete te shquara nderkombetare si: Presidenti i NARUC- Shoqata e Rregullatoreve te Amerikes, Kryetari i Sekretariatit te Komunitetit te Energjise ne Vjene,Kryetari i ERRA-s - Shoqata e Rregullatoreve te Europes Juglindore dhe EuroAzise, 25 Kryetare te Autoriteteve Rregullatore te Energjise nga Europa Juglindore, Zv/Kryetar i MEDREG -  Shoqata e Rregullatoreve te Mesdheut, i cili eshte njekohesisht Kryetari i Autoritetit Rregullator te Italise,si dhekompanite e fuqishme qe operojne ne sektorin e energjise si KESH, OSSH, OST dhe pjesetare te tjere te tregut te energjise ne vendin tone. Ne Konference u trajtuan dhe diskutua lidhur me ceshtje te rendesishme lidhur me rolin rregullator per sektorin e energjise elektrike ne Shqiperi, arritjet e tij dhe sfidat per te ardhmen e ketij sektori. Ky diskutim u perfshi ne kater Sesione.   Sesioni i I -- Siguria e furnizimit me energji dhe aspektet rregullatore – me moderator Z. Slavche Neikov, Kryetar i Sekretariatit te Komunitetit te Energjise te Europes Juglindore; Prezantimet e sesionit te I :                              Fadil Ismajli "KOST"  Nina Grall "ECRB"                      Olsi Karapici "Energy Ashta" Girolamo Caruso "Moncada Energy Group"   Sesioni i II – Eficenca ne prodhimin dhe konsumin e energjisie dhe roli rrgullator–me moderator Z. Gabor Szerenei, Kryetar i ERRA-s. Prezantimet e sesionit te II:                             Engjell Zeqo "KESh" Josef Hejsek "CEZ Shperndarje" Price Waterhouse Coopers David Coen "NARUC" Marija S.Velkovski "TAP"   Sesioni i III – Kuadri Rregullator ne sektorin e energjise ne Shqiperi -me moderator Zj. Entela Shehaj–Komisionere ne ERE. Prezantimet e sesionit te III:                                 Zija Kamberi "AEAI Inc." Besim Islami - Energy Consultant Shkelqim Bozgo - Komisioner ERE William Robb - Konsulent Abaz Aliko - Komisioner ERE Brahim Nouicer "Algerian Energy Regulator"   Sesioni i IV – Standartet e sherbimit te furnizimit me energji elektrike dhe mbrojtja e konsumatorit - me moderator Z. Aleksander Ortis,Kryetar i Autoritetit Rregullator te Italise. Prezantimet e sesionit te IV:                         Eduard Elezi - Drejtor ERE Ilda Bozo - MPÇSociale Entela Sheha - Komisonere ERE Lavdie Konjari - Shef sektori ERE
Ne mbyllje te Konferences,pasi u evidentua eksperienca 15- vjecare e Entit Rregullator dhe arritjet eketij institucioni ne zhvillimin e sektorit te energjise elektrike, u theksua se ecja perpara e reformave ne kete sektor vendos sfida te reja ne sigurimin dhe permiresimin e cilesise se sherbimit te furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve si dhe ne plotesimin e kuadrit rregullator i cili do te ndihmoje zhvillimin dhe transformimin e vazhdueshem te ketij sektori nepermjet funksionimit eficent te tregut te energjise elektrike dhe zhvillimit te konkurrences ne kete sektor. Gjithashtu si nje detyre paresore perpara ERE-se, shtrohet krijimi i kuadrit rregullator për zhvillimin dhe rregullimin e sektorit të gazit natyror në Republikën e Shqipërisë, për të mundësuar një treg konkurrues dhe të integruar me tregjet rajonale dhe europiane dhe terheqjen e investimeve ne kete sektor.

Mbi viziten e ERE-s ne HEC-in e Fierzes ne date 18 Qershor 2010

 
  Prej disa vitesh ERE ka ndjekur praktiken e njohjes se stafit te saj me objektet me te rendesishme te licensuarve ne sektorin e energjise elektrike.  Ne kete kuader ne date 18 Qershor 2010 u organizua nje vizite nga Enti Rregullator i Energjise ne HEC-in e Fierzes per tu njohur me nga afer  mbi ecurine e punes ne kete objekt, sidomos ne lidhje me efektivitetin e invetimeve te kryera ne vitet e fundit per reabilitmin e pajisjejeve elektro-mekanike te ketij centrali.  Ne kete vizite moren pjese Bordi i ERE-s dhe stafi teknik i saj.  Gjate vizites ne central ata u priten nga Drejtori i ketij HEC Z. Rame Halili dhe kryeinxhinjeri, te cilet i informuan lidhur me operimin e HEC Fierze sidomos gjate periudhes se muajve te pare te vitit 2010, ku prurjet ne lumin Drin ishin shume te larta, si dhe me situaten aktuale hidroenergjike ne kete HEC.  Ata gjithashtu bene nje panorame te te gjitha investimeve qe ishin realizuar ne central perpara vitit 2010 te cilat kishin bere te mundur operimin e kater agregateve pa nderpreje gjate te gjithe periudhes se punes central, duke treguar efikasitetin e ketyre investimeve.  Grupi i perfaeqesuesve te ERE-s vizitoi edhe sallen e komandes, pervec asaj te turbinave, dhe u njoh me disa prej procedurave dhe menyren e komandimit te agregateve si dhe te bashkepunimit te centralit me Qendren Kombetare Dispecer.  Nga ana e drejtueseve te HEC-it Fierze u ngrit si shqetesim per nje zgjidhje me te mire per evadimin e prurjeve te medha vecanerisht nevoja per investime ne uren prane centralit ne momentet e shkarkimit te plotave te medha qe ky HEC u detyrua te beje gjate muajve te pare te vitit 2010.  Perfaqesuesit e ERE-s shprehen vleresimin e tyre per punen e mire te bere ne menaxhimin me eficience dhe efikasitet te rezerves ujore ne rezervuarin e liqenit te Fierzes ne vecanti, dhe te te gjithe kaskades se Drinit ne pergjithesi, e demonstruar kjo me nje prodhim rekord gjate 5 mujave te pare te ketij viti.  Nga ana tjeter ERE i garantoi drejtuesit e ketij HEC se nga ana e ERE-s do te shqyrtohet me kompetence dhe korrektese cdo investim i nevojshem qe do te propozohet nga ana e KESH per vitet ne vazhdim, sidomos lidhur me sigurine e digave, duke reflektuar kostot e ketyre investimeve eventuale ne tarifat e gjenerimit sipas metodologjive perkatese.

Informacion ne lidhje me Asamblene e 9 te MedReg

 
Asambleja e 9-te e pergjitheshme e MEDREG   Ne 28 Maj 2010 u zhvillua ne Malte mbledhja e Asamblese se Pergjithshme e 9-te e MEDREG-ut (Shoqates se Rregullatoreve te Mesdheut per Energjine dhe Gazin). Ne kete takim morren pjese Kryetari i ERE-s, z. Bujar Nepravishta, dhe komisionerja, znj. Entela Shehaj. Hapja e asamblese u be nga Ministri i Burimeve dhe Bujqesise i Maltes, z. George Pullicino e cila u pasu nga fjalet e mireseradhjes te presidentit te MEDREG-ut z. Alessandro Ortis. Ne takim merte pjese edhe znj. Marie-Christine Jalabert si perfaqesuese e Komisionit Europian qe eshte bashkefinancues i aktiviteteve te MEDREG-ut.    Kater grupet Ad Hoc te MedReg-ut paraqiten rezultatet e deritanishme te aktiviteteve te tyre. Grupi i punes per Ceshtjet Institucionale paraqiti nje vleresim paraprak ne lidhje me ”Mbrojtjen e konsumatoreve ne sektoret e elektricitetit dhe gazit ne Rajonin e Mesdheut”. Nga grupi i punes per elektricitetin u paraqit nje raport ne lidhje me integrimin e tregut te elektricitetit ne Rajonin e Mesdheut ndersa nga grupi i gazit u paraqiten informacione ne lidhje me studimin per statusin dhe zhvillimin e tregut te gazit ne Rajonin e Mesdheut. Grupi ambjentit, energjive te rinovueshme dhe eficences se energjise paraqiti mekanzimat legjislative dhe rregullatore te perdorur per te nxitur prodhimin e nergjise nga burime te rinovueshme dhe eficencen e energjise ne Rajonin e Mesdheut.    Ne kete Asamble githashtu u paraqiten informacione ne lidhje me punen e Konfederates Nderkombetare te Regullatoreve te Energjise (IECR), ku vemendje te vecante ju kushtua grupit Virtual te Punes per Sigurine e Furnizimit i cili drejtohet nga MEDREG-u, si edhe nformacion ne lidhje me bashkepunimin me Banken Europiane per Investime (EIB).    Nje vend te vecante ne Asamblene e 9-te te MedReg-ut zuri percaktimi i buxhetit dhe zgjedhjet e presidentit, dhe kryetareve te grupeve te punes. Presidenti i ri i MEDREG-ut u zgjodh z. Nadjib Otmane nga regullatori Algerian. Zevendespresident u zgjodhen kryetari i rragullatorit te Spanjes dhe kryetari i rregullatorit te Italise.

Rimbursimi

 
Enti Rregullator i Energjise (ERE) i ben me dije te gjithe konsumatoreve te energjise elektrike se ne zbatim te detyrave te vendosura nga ana e ERE-se,OSSH Sha, duke filluar nga fatura e energjise elektrike e muajit prill 2010,ka nisur te kryeje rimbursimin e te gjithe konsumatoreve ndaj te cileve ne faturen e energjise elektrike jane regjistruar mbifaturime te konsumit te energjise elektrike te pa bazuara ne ligj. Kompensimi, per transparence ndaj konsumatoreve, eshte paraqitur ne faturen mujore te energjise elektrike me nje zë te vecante me emertimin “Rimbursimi”.  
logo
Bulevardi "Bajram Curri", Rruga "Viktor Eftimiu" Nr.1023, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese