Enti Rregullator i Energjise gjatë ditës së sotme organizoi seancën degjimore publike me qëllim diskutimin me palët e interesit në lidhje me aplikimin e shoqërisë OST sh.a. për tarifën e transmetimit të energjisë elektrike për vitin 2022 dhe periudhën 2022-2024 dhe aplikimit të tarifave të OSSH sh.a., për vitin 2022.
Në këtë seancë dëgjimore, ishin ftuar të gjithë palët e identifikuara të interesit si shoqata konsumatori, shoqata prodhuesish apo tregëtarësh, si dhe cdo institucion tjetër që në funksion të veprimtarisë ka mes të tjerave edhe adresimin e cështjeve të interesit të konsumatorit Shqipëtar. Kjo ishte një seancë publike në të cilën u ftuan të pasqyrojnë aktivitetin por edhe të adresojnë pyetje të gjithë mediat televizive, ato audiovizive si dhe përfaqesues të shtypit të shkruar.
Seanca dëgjimore pati në fokus të saj prezantimin nga ana e përfaqesuesve te OSSH dhe OST te aplikimeve per tarfe si dhe sqarimeve të nevojshme në lidhje me elementët përbërës të këtyre aplikimeve si dhe adresimin e pyetjeve të palëve pjesëmarrëse.
Pjesëmarres në këtë seancë vec aplikuesve dhe medias, ishin Shoqata e prodhuesve shqipëtare, Konfindustria, Shoqata e prodhuesve të energjisë nga burimet e rinovueshme (AREA), Agjencia e mbrojtjes së konsumatorit, Avokati i Popullit etj.
Qëllimi i ERE-s është që në vendimarrjen e saj për shqyrtimin e tarifave të propozuara nga OST dhe OSSH, të balancojmë interesat e palëve duke mbajtur ne konsiderate që këto tarifa të bazohen në kosto të drejta dhe të argumentuara si dhe të reflektojnë aktet e tjera ligjore në fuqi të tillë si politikat në fushën e burimeve të rinovueshme apo planeve të konsolidimit financiar të sektorit të energjisë dhe detyrimeve që lidhen me shërbimin publik.
Nga ana tjetër ERE synon të ruajë ekulibrat mes palëve të interesit por edhe nevojave të shoqërive që ofrojnë shërbime të rregulluara. Është e rëndesishme për të permbushur misionin e sa më sipër që edhe shoqëria civile apo palët e interesit të luajnë nje rol aktiv në adresimin e problematikave që evidentojnë, nesë gjejnë të tilla, në këto aplikime me qëllim vlerësimin e drejtë të kërkesave për tarifat e transmetimit apo shpërndarjes dhe marrjen e nje vendim marrje sa me te drejte.
Shoqëria OSSH sh.a., në vijim të aplikimit të tarifave për vitin 2022, ka paraqitur në ERE në datën 16.12.2021 materiale plotësuese në lidhje me këtë aplikim, të cilat i gjeni të publikuara në faqen e ERE në linkun https://ere.gov.al/sq/publikime/aplikime .
Për sa më sipër, në vijim të njoftimit të ERE nr. 1136 Prot., datë 10.12.2021 për zhvillimin e një seance dëgjimore publike në datën 17.12.2021, me qëllim diskutimin mes palëve në lidhje me aplikimin e shoqërisë OST sh.a. për tarifën e transmetimit të energjisë elektrike për vitin 2022 dhe periudhën 2022-2024 dhe aplikimit të tarifave të OSSH sh.a., për vitin 2022, si dhe për ti dhënë mundësi palëve të njihen me dokumentacionin plotësues të percjellë nga OSSH sh.a. ju bëjmë me dije se kjo seancë do të shtyhet dhe do të organizohet nëpërmjet platformës online sipas modaliteteve të parashikuara në njoftimin sipërcituar, me datë 29.12.2021, ora 10:00.
Duke vlerësuar të rëndësishëm procesin e shqyrtimit të aplikimeve të operatorëve sipërcituar si dhe komenteve të palëve të interesit në lidhe me të, Ju ftojmë të depozitoni me shkrim dhe me email në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., pyetjet, opinionet apo sugjerimet në lidhje me këto aplikime jo më vonë se 2 (dy) ditë kalendarike përpara datës së organizimit të saj.
Z. Petrit Ahmeti në takimin e parë të Hidrogjenit të organizuar nga @medreg_energy u shpreh: Duke parë rolin e rëndësishëm të rregullatorëve, me qëllim përballimin e sfidave të formave të ndryshme të energjisë, rregullatorët do të duhet të realizojnë mbikëqyrjen e tregun për të shmangur abuzimet në pozicionet dominuese si dhe krijimin e një tregu të energjisë që të jetë plotësisht funksional, transparent dhe i qëndrueshëm. Ndër sfidat që dalin përpara nesh duhet punuar në drejtim të implementimit të politikave mbështetëse në mënyrë që të promovojmë projekte si hidrogjeni ashtu dhe Burimet e Rinovueshme të Energjisë apo dhe parashikimin afatgjatë rregullator, të cilat janë aspekte kyçe që mbështesin zhvillimin e infrastrukturës për të bërë të mundur përshtatjen e Hidrogjenit dhe Burimeve të Rinovueshme të Energjisë drejt tranzicionit të energjisë. Kjo do të mundësonte një qasje fleksibël ndaj hidrogjenit, i cili nga krahu tjetër do të bënte të mundur që sistemet kombëtare të shfrytëzonin plotësisht karakteristikat e tyre për të kontribuar drejt qellimit final të dekarbonizimin të sektorit. #energy #medreg #erealb #hydrogen
Në zbatim të nenit 17 pikat 1, 2 dhe 4 të Ligjit nr.43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, nenit 14 të Ligjit nr.102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”, i ndryshuar, "Rregullores për përcaktimin dhe miratimin e pagesave rregullatore", miratuar me vendimin e Bordit të ERE nr. 190, datë 23.11.2017, ndryshuar me vendimin e Bordit të ERE nr.129, datë 10.08.2020, Bordi i ERE-s me vendimin nr.142, datë 15.06.2021 ka miratuar pagesën rregullatore për vitin 2021.
Sjellim në vëmendje se Vendimi i Bordit nr.142, datë 15.06.2021 është botuar në Fletoren zyrtare nr: 103, datë 29.06.2021.
Deri në bërjen aktive të sistemit të fiskalizimit nga ana e ERE-s, të licensuarit të kryejnë shlyerjen e pagesës të detyrimit brenda 30 ditëve nga botimi në Fletore Zyrtare.
Në zbatim të AKTIT NORMATIV Nr.27, datë 1.07.2021 “Për një shtesë në Ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:
“Përjashtimisht parashikimeve në këtë ligj, për kundravajtje administrative që lidhen me afatet e hyrjes në fuqi dhe zbatimit efektiv të ligjit nr.87/2019, ”Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, zbatimi i sanksioneve do të filloj të aplikohet pas datës 1 Janar 2022.
Ky akt normativ është botuar në Fletoren Zyrtare numër :106, me datën 2 Korrik 2021,
dhe hyn në fuqi menjëherë me botimin në Fletoren Zyrtare.
Linku i Aktit Normativ: Pamja e dokumentit - Qendra e Botimeve Zyrtare (qbz.gov.al)
Likujdimi do të bëhet në BKT Dega “Ismail Qemali” Tiranë nr. llogarie 0200511 në lek, ose IBANI AL 7320511021200511 CLCUCLALLL shërbimi i komisionit të bankës (në nisje dhe mbërritje) do të paguhet nga ana juaj.